Dy shqetësimet e vërteta të Ramës pas katastrofës: Mos preken përgjegjësit dhe milionat e oligarkëve

E Enjte, 05 December 2019 09:17

Pas mbledhjes së sotme të qeverise ku u paraqiten projektet e për të kaluar pasojat e shumta që la pas termeti i 26 nëntorit ka reaguar me një shenim në faceboik nënkryetari i PD Edi Paloka. “Dy shqetsimet e verteta të Ramës pas katastrofës: Mos preken pergjegjësit dhe milionat e oligarkëve!”, shkruan ish deputeti i opozitës duke shtuar se, “do flasë poshtë e lartë për lagje të reja e pse jo dhe qytete të reja (në 3D i ka gati) por shqetsimet e tij janë ato që kanë qenë gjithnjë: mbrojtja e krimit dhe milionave të grabitura.

Ja postimi i plotë i Pëlokës:

Mbledhja e qeverisë

Dy shqetsimet e verteta të Ramës pas katastrofës: Mos preken pergjegjësit dhe milionat e oligarkëve!

Rama e tregoi dhe një herë sot se kush janë shqetësimet e tij të verteta pas katastrofës që solli termeti i 26 nëntorit. Nuk janë familjet e shqiptarëve që humbën gjithshka e as ato që e rrezikojnë një gjë të tillë! Për Ramën shqetesimi i parë më i madh nuk është shpetimi i jetës se shqiptarëve por shpëtimi nga përgjegjësitë i fajtorëve.

Shqetësimi i dytë me i madh për Ramën nuk është garancia dhe siguria e jetës për shqiptarët, po garancia dhe siguria e milionave që ndan me oligarkët.

Fjalët e para që tha sot në mbledhjen e asaj që e quan qeveri, ishin pikërisht kundër atyre që ngrenë zërin për nxjerrjen e pergjegjësive të asaj që ndodhi e që mund të ishte shmangur.

E tha qartë dhe pastër “Nuk do të ketë përgjegjësi sepse...KÇK nuk ka të drejtë të gjykojë!!!”

Një justifikim të tillë vetëm një si Rama mund ta përdorë. Pra me këtë “logjikë” edhe krimi mund të bëj ç’të dojë se “KÇK” nuk ka të drejtë të gjykojë e dënojë!!!!

Menjëherë pas kësaj doli tek shqetësimi i tij i dytë :”Asnjë cent nuk do të preket nga PPP”

Ky ju përgjysmon rrogat mësuesve po nuk pranon të prek asnjë qindarkë nga milionat që ndan me oligarkët në aferat që tanime janë demaskuar si terësisht korruptive!

Rama do vazhdojë të dalë me orë të tëra në ekranet e televizioneve në role të ndryshme; herë si vajtojcë me lot fallco, herë si fatorino furgoni, herë si klloun e herë duke sharë e fyer ata që janë vertetë në hall.

Do flasë poshtë e lartë për lagje të reja e pse jo dhe qytete të reja (në 3D i ka gati) por shqetsimet e tij janë ato që kanë qenë gjithnjë: mbrojtja e krimit dhe milionave të grabitura.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...