“Të pafytyrë”, shpërthen Paloka: Në vend të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi, ndajnë dekorata. Një ish-deputet kishte njerëzit nën rrënoja dhe…

E Enjte, 05 December 2019 13:05

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe maxhorancës për situatën në vend pas tërmetit të fortë që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Në një postim në “Facebook”, Paloka duke iu referuar seancës së sotme plenare i cilëson ‘të pafytyrë’ përfaqësuesit e maxhorancës, që sipas tij në vend që të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi, kanë dalë të marrin dekorata.

Ai tregon rastin e një ish-deputeti që ditën e tërmetit i dëshpëruar për të nxjerrë njerëzit e tij nga rrënojat iu kërkonte kova fqinjëve, ndërsa thotë se grupet e emergjencave nuk kishin as doreza.

Paloka thekson se ‘ato familje e ata njerëz nuk kanë nevojë për spektaklin dhe karagjozllëqet e kryeministrit, as për shfaqjen e ministreshave që me veshje të zeza bëjnë sikur mbajnë lotët në podiumin e Parlamentit dhe thurin lavde për shpëtimtarin në krye të tyre’. Sipas tij, kjo është rruga për ta bërë edhe më të thellë krizën dhe rënduar fatkeqësinë.

POSTIMI I PLOTË I PALOKËS

Të pafytyrë! Në vend që të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi, kanë dalë të marrin dekorata në sallën e Parlamentit. “Qeveria ka vepruar në mënyrën më ekselente”- thotë një ministre e qeverisë së babëzisë dhe duke hyrë në rol, njësoj si kryekllouni, shton se “po i mbaj lotët deri sa të mbaroj fjalimin”.

“Ishim tek pallati i shembur në Durrës që herët në mëngjes”, tha. Thua se kjo është detyra e qeverisë.

Opozita vërtetë ka heshtur këto ditë për përgjegjësitë, po jo që këta të pafytyrë në vend që të mbajnë përgjegjësi, të fillojnë të ndajnë dekorata për njeri-tjetrin.

Isha dhe unë atë mëngjes në Durrës, për fat të keq i pafuqishëm si shumë të tjerë. I pafuqishëm si disa nga familjarët e atyre që ishin nën rrënoja. Sigurisht që nuk kam gjë tjetër veç falënderimeve si për zjarrfikësit ashtu dhe për punonjësit e policisë që ndodheshin aty. POR…

Ne që ishim aty pamë se këta njerëz që kishin ardhur për emergjencë, NUK KISHIN AS DOREZA PUNE e jo pajisje të tjera.

Me vjen keq që detyrohem të përmend një detaj; njëri prej familjarëve që kishte njerëzit nën rrënoja, ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe dilte vetë, i dëshpëruar si një njeri që ndihet i pafuqishëm të ndihmojë të dashurit e tij, e iu kërkonte fqinjëve të pranishëm të sillnin KOVA nga shtëpitë për të hequr mbeturinat…

Kjo ishte gatishmëria dhe sjellja “ekselente” e qeverisë. E kësaj qeverie që pas tërmetit të shtatorit në vend që të merrte masa, deklaronte nëpërmjet Xhaçkës se jemi më të përgatitur se kurrë për emergjenca.

Ndërkohë kaosi total që vazhdon nuk pritet të sjellë asgjë të mirë për mijëra familje në fatkeqësi. Ato familje e ata njerëz nuk kanë nevojë për spektaklin dhe karagjozllëqet e kryeministrit, as për shfaqjen e ministreshave që me veshje të zeza bëjnë sikur mbajnë lotët në podiumin e Parlamentit dhe thurin lavde për “shpëtimtarin” në krye të tyre. Kjo është rruga për ta bërë edhe më të thellë krizën dhe rënduar fatkeqësinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...