'Z. Braho, kthjellohuni! Antisemitizmi është vrasës'

E Enjte, 05 December 2019 14:31

Entela Kasi, Presidente e Qendrës PEN në Shqipëri, i ka bërë thirrje deputetit Spartak Braho të japë dorëheqjen nga funksionet e tij në Parlament, pasi “antisemitizmi i veshur me imunitet nuk ëhstë thjesht kërcënues, por vrasës”, siç nënvizon ajo.

Nisur nga sulmet e Brahos dhe mbështetësve të tij ndaj shkrimtarit Agron Tufa dhe detyrimit të këtij të fundit për të kërkuar azil në vendet e BE-së, Kasi i bën thirrje: “Z. Spartak Braho, kthjellohuni! Antisemitizmi i veshur me imunitet nuk është thjesht kërcënues, por vrasës!

 

"Lufta është vdekje, është fundi" - kjo është një fjali nga romani "Kujtime të Mirelës” - të shkrimtarit Eugene Schoulgin. Në marrëdhënie me kujtesën,  letërsia nuk njeh kompromis. Është fjala për Luftën e Dytë Botërore dhe atë çka ndodhi pas saj në Evropën e ndarë nga muri i Berlinit.

 
 

Muri i Berlinit ka rënë! Shqipëria është shtet demokratik. Si ka mundësi që në një shtet demokratik, në Shqipëri, individë të veshur me imunitet dhe pushtet politik, ende edhe sot kanë kurajon të shfaqen me gjuhë antihumane!

 

Antisemitizmi është vrasës! Po! Antisemitizmi është vrasës! Ndaj sot, dorëheqja nga funksionet e parlamentit do të ishte akti i duhur, sepse ju nuk mund të përfaqësoni dot as votuesit, as partinë tuaj, e as popullin shqiptar.

Thjesht nuk mundeni, sepse gjuha, logjika, veprimi juaj janë antihumane! Gjuha, logjika, veprimet tuaja ndaj shkrimtarit Agron Tufa. Në shtetet ku institucionet e drejtësisë janë funksionale, ju z. Braho, do të ishit nën akuzë dhe jo vetëm!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...