Tërmeti/Në Kombinat, shteti u ka vënë shiritat tek banesat por askush nuk i ndihmon të mbijetojnë

E Enjte, 05 December 2019 14:37

Pas termetit katastrofik që goditi Shqipërinë me 26 nenotr deme te shumta janë lene pas në godina dhe shtëpi banimi. Një gjendje e tillë e pashpresë është edhe në zonën e ish kombinatit tekstileve në Kombinat.

Kreu i PD për zonën Dashnor Visha ka postura një shenim në faqen e tij në facebook ku tregon ate që po ndodh vertet në këtë zonë ku shteti nuk duket gjëkundi dhe njerëzit janë në rrugë të madhe

Ja postimi i Vishës

 

Sot në lagjet e ish Kombinatit Tekstil, Njesia Administrative Nr.6. Gjendje shumë e rëndë në këto lagje të lëna totalisht jashtë vemendjes së shtetit.
I gjindur që në oret e para të mengjesit pranë tyre por fatkeqësisht i pafuqishëm për të ndryshuar këtë gjendje të trishtë shikon një gjendje Migjeniane dhe nje indiferentizem total te pushtetit vendor e qëndror.

 

Sjellja “ekselente “ e qeverisë është vendosja e ketyre shiritave të kuq e pastaj banorët të lënë totalisht në meshirë të fatit.
Askush nuk ju vjen në ndihmë, asnjë çadër, asnjë ushqim nuk ju ka ardhur nga shteti.

Askush nga organet kopetente nuk troket me nëpër keto dyer për ti sqaruar keto qytetarë se çfarë do bëhet me shtëpitë e tyre, çfarë statusi gëzojnë këto banesa nga momenti i vendosjes së këtyre shiritave, ku do jetojnë dhjetra e qindra banorë të Ish Kombinatit Tekstil sikurse dhe banorët e tjerë të kësaj Njesie Administrative.

Këto familje me femijë të vegjel, me pleq e plot halle kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave të termetit.
Familjet e dëmtuara presin vlerësimin e dëmeve të termetit nga eskspertët e licensuar të shtetit.
Kaosi total i organeve shteterore qe po vazhdon e veshtirëson sjelljen e zgjidhjes për një minimum jetik për këto familje të dëmtuara nga fatkeqesia natyrore.

Çdo ditë që kalon bëhet më e veshtirë për këto familje që po kalojnë momente kritike.
Duhet ndërhyrje e menjëhershme që të lehtesojmë vuajtiet dhe dhimbjet e këtyre banorëve.
Duhen hapa konkretë e zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...