Agron Gjekmarkaj: Ikja e Tufës; dëbojmë shkrimtarët dhe admirojmë zuzarët

E Enjte, 05 December 2019 15:15

Njëri prej shkrimtarve më në zë të vendit tonë u detyrua të ikë nga Shqipëria për të mbrojtur
vetën dhe familjen. Pos kësaj ai ishte edhe një zyrtar i lartë publik në krye të Institutit të Krimeve
dhe Pasojave të Komunizmit, ku ka bërë një pune të admirueshme në rikthimin e të vërtetave
historike mes nesh, e sidomos në zbardhjen e këtyre krimeve dhe vendosjen e gishtit te kriminelët.
Ne kemi patur dhe kemi një histori ideologjike të manipuluar. Tufa tentoi ta ndryshonte këtë
tendencë, por u ndesh me dhune verbale të eksponentëve qeveritarë, me sharje e fyerje nga bij
gjakatarësh, kërcënime rruge dhe me sa duket iu bë e pamundur jeta në këtë vend.
E rëndë, tejet e rëndë për një vend që detyron shkrimtarët e vet më spikatur, të ikin nëpër natë për
të mos u shndërruar në viktime e ideve dhe punës së tyre.
Kjo shoqëri duhet të pyesë veten në çfarë sistemi jetojmë? Pse po i negociojmë çdo ditë liritë dhe
të drejtat tona? Pse i dëbojmë intelektualët dhe shkrimtarët dhe në vend të tyre adhurojmë horrat e
zuzaret?
Diçka e madhe është kalbur në këtë vend.
E kaluara sundon mbi të tashmen dhe kërcënon të ardhmen me tmerret e veta! Agron Tufa i duhet
kulturës shqiptare i gjallë, jo i vdekur. Pas ikjes së Kadaresë, e cila i ndikoi shqiptarët 30 vjet më
parë, do të dëshiroja shumë që edhe ikja e Tufës të bëjë të njëjtin efekt në kontekstin e ri të
rrethanave tona.
Ikja, arratisja, kërkesa për azil, e mbi të gjitha kërcënimet ndaj një shkrimtari si Agron Tufa, kaq
cilësor e me ndikim, janë një lajm i keq, tejet i keq, përzhitës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...