“Kemi mungesë totale të institucioneve”, diplomati Nesho: Vetëm Presidenti i Republikës ka mbetur, edhe ai po goditet

Premte, 06 December 2019 21:23

Diplomati Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara shprehet i bindur se në Shqipëri ka një devijim të demokracisë dhe mungesë totale të institucioneve.Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Nesho tha se parlamenti në vend është jofunksional dhe Presidenca si i vetmi institucion i pakapur, po goditet.

“Në Shqipëri kemi një devijim të demokracisë. Fenomeni autoritar i lidershipit është i shprehur. Kemi një mungesë totale të institucioneve. Parlamenti është jofunksional. I vetmi institucion që ka mbetur edhe ai po goditet dhe është ai i Presidentit të Republikës dhe mund të mundësonte një balancë të pushtetit.

Të gjitha këto tregojnë që evidentimet nga ana e kryeministrit janë më tepër një shprehje që shoqëron retorikën e tij sesa është situata reale në vend. Vendi ka nevojë për t’iu rikthyer demokracisë funksionale dhe kjo vjen vetëm në një mënyrë, nëpërmjet zgjedhjeve të reja”, deklaroi Nesho.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...