Tërmeti, Kryemadhi: Duhet të menaxhojmë këtë situatë, pjesa më e vështirë vjen tani

Saturday, 07 December 2019 18:36

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur gjatë një interviste se pjesa më e vështirë e tërmetit vjen, ku ka nevojë edhe për një menaxhim të duhur.

Si e përjetuat tërmetin e 26 nëntorit?

Në fakt isha zgjuar sepse më zgjoi tërmeti i orës 2.30 pastaj nuk më zuri më gjumi, ishte shumë i gjatë. Psikologjikisht nuk është se kam në mendje frikë, por kam përshtypjen se pastaj vazhdon trupi i tensionuar, axhitimi dhe rëndimi nga viktimat kishim dhe disa miq dhe shokë që ishin të prekur nga tërmetet. Për këtë arsye ishte pak e rëndë. Por në raste të tilla secili nga ne duhet të bëjë një mbledhjeje mendjeje dhe një kthjellim për të qenë të qartë në të gjitha hapat. Duhet të jemi goxha të fortë, të menaxhojmë këtë situatë qoftë emocionale, qoftë dhe sociale. Tashmë do të vijnë problemet më të mëdha, problemet që do të vijnë pas tërmetit. Paniku që përhapet tek njerëzit, pasiguria që kanë njerëzit, mungesa e ekonomisë që kanë njerëzit për të jetuar dhe vazhduar në mënyrë normale. Dakord themi që ne do të marrim përsipër për t’i rregulluar, për t’i sistemuar. Por të harrojmë që një pjesë e madhe e shkollave, kopështeve dhe çerdheve nuk  janë. Fëmijë që qëndrojnë nëpër shtëpi që nuk e dinë nëse e kanë garancinë e shtëpisë apo jo. Një pjesë e madhe e atyre që iu janë shembur shtëpitë jetojnë nëpër çadra ose jetojnë nëpër familjarët e tyre. Ne merreni me pallatet që janë në qytetet në Tirana në Durrës apo në Vorë, por në shtëpitë nëpër fshatra është që nuk largohen nga shtëpitë për shkak të gjësë së gjallë. Është një situatë që kërkon një angazhim shumë të madh dhe nga ana sanitare. Nuk kemi merremi më anën sanitare por është një problem shumë i madh për shëndetin dhe mbarëvajtjen e shëndetit të njerëzve të prekur nga tërmeti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...