E tmerrshme/ Banorët e “Kombinatit” jetojnë në pallatet e shpallura të pabanueshme

Saturday, 07 December 2019 20:30

Në pallatet e shpallur të pabanueshëm në zonën e ish Kombinantit në Tiranë vijojnë të jetojnë banorë. Ata shprehen se nuk kanë ku të shkojnë dhe se janë të paqartë se çdo të ndodhë me shtepitë e tyre. Kryqi i verdhë shenjon këtë pallat në zonën e ish Kombinatit në Tiranë. Specialistët e kanë shpallur të pabanueshëm deri në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit megjithkëtë Donika Xhuvani nuk e ka braktisuar apartamentin e saj.

“Vazhdoj të jetoj se nuk kam ku të shkoj. Nuk kam as të marr apartament me qera. Kam ardhë që kur është bërë pallati ne 1972 mendoj se do të mbajë. Ata akoma nuk e kanë vendosur do shembet apo jo”.

Zonja na tregon se të tjerë fqinjë ndodhen në të njëjtat kushte. “Është dhe një në kat të parë, as ajo ska ikur. Dy tre familje kanë ngelur”.

Pamje e ngjashme na shfaqet vetëm pak metra më larg.

“Inxhinjerët që ishin, ata grekët e vendosën me kryq të verdhë, megjithatë mund të ketë një javë që nuk ka ardhë asnjë ekspert ta vendosi. U interesova tek bashkia dhe më thanë se do të vijnë të tjerë ta vendosin”.

Ajgena Korbi: A banohet lart?

Banori: Ka banorë që nuk kanë ku shkojnë dhe kanë ndenjur”.

Ajgena Korbi: A keni aplikuar për bonus qeraje për të aplikuar diku tjetër.

Banori: Kemi aplikuar, por në listat qe kanë dalë asnjë banor i këtij pallati ska dalë ende.

Paralajmërimi  i Institutit te Ndërtimit  qëndron në hyrje të pallatit ndërsa banorët ngjisin e zbresin shkallët qetësisht.

Fiqërete Proda na fton të shohim se cfarë dëmesh i ka pësuar banesa ndërsa na tregon se në apartament  vijon të qëndrojë bashkëshorti i saj.

“Tërmetin e 21 shtatorit na u prish njëherë. Rregulluam vetë. Tani u prish prap. Tani u prish prap. E pa turku, greku, na thanë që do e shohin prap”

Në po të njejtën zonë shiriti i kuq rrethon një tjetër pallat. Banorët këtu janë të paqartë se çdo të ndodhë me banesat e tyre.

“Nuk lejohet të futemi brenda. Na kanë nxjerrë nga shtëpia. Plaçkat i kemi disa nëpër makina disa nëpër grazhe. Kaq duam ne të na thonë do prishet apo jo. Po flenë nëpër çadra”.

“Na ka hyrë uji gjithë natën”.

Gjashtë persona të familjes janë  zhvendosur në këtë çadër.

“Unë fle këtu me një gocë. Çuni atje, nusja dhe dy kalamajt. Ujë… gjithë…”

Prej gati një jave kjo është e vetmja strehë për këtë familje.

“Nuk kemi as njerëz afër, të shkojmë të flemë atje në darke.  I kemi larg”.

Ajgena Korbi: Ke aplikuar për bonus nga bashkia?

Banorja: Po

Ajgena Korbi: Çfarë ju ka thënë?

Banorja: Do t’ju rregullojmë. Fjala e mirë e guri në trajsë themi ne tironsit./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...