“Boll më, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë”, Floida Kërpaçi mesazh për “8 Dhjetorin”: Kjo e sotmja nuk është Shqipëria e të rinjve!

Diel, 08 December 2019 12:35

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, kujton përmes një postimi në “facebook” Ditën e Rinisë, teksa shkruan se këtë 8 dhjetor i ka gjetur të rinjtë më të bashkuar me njëri-tjetrin, të solidarizuar me shpirt e jo me propagandë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Ajo thotë se të rinjtë e vitit 1991, nuk e kishin menduar kurrë se gati tre dekada më vone do ishim shumë larg realizimit të ëndrrës së tyre.

Mesazhi i ish-deputetes:

Sot është dita e Rinisë, por kjo e sotmja nuk është Shqipëria e Rinisë!! 8 Dhjetori 2019 përkon me Ditën Kombëtare të Rinisë. Të tillë e ka bërë kurajo, energjia dhe forca e ndryshimit të rinisë së viteve 90, të cilët mblodhën ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë, duke i kthyer në një forcë për ndryshim.
Ndryshim që përmbysi komunizmin më të egër dhe nën moton e duam Shqipërinë si gjithë Europa, rinia e viteve 90 nisi tranzicionin e Shqipërisë dhe popullit tonë nga më i izoluari në botë drejt vlerave demokratike dhe ëndrrës së Integrimit në Europën e bashkuar.

Sot ky 8 dhjetor na ka gjetur ndryshe, por më të bashkuar me njeri tjetrin, të solidarizuar me shpirt e jo me propagandë për t’iu gjendur pranë familjeve të prekura nga tërmeti.

 

Edhe sot, ky është misioni ynë, në këtë 8 dhjetor bashkë me të rinjtë do të jemi pranë atyre familjeve që kanë nevojë për ne, me përulësi e dashuri, pa kamera e show sepse asnjëri në këto momente nuk ka nevojë për tu ndjerë i përdorur!

Si e re e lindur pas ditës që e beri 8 dhjetorin ditën e rinisë, jam e bindur se ai brez nuk e mendonte kurrë se 29 vite më vone do ishim shumë larg realizimit të ëndrrës së tyre.

Ndaj dita e rinisë 2019 e gjen vendin tonë me malin më të madh të ëndrrave të shtypura të rinisë Shqiptare. Me morine e shanseve të mohuara, të mundësive të hequra padrejtësisht. Me papunësinë e rinisë në ritmet më të larta. Në nivelin e stresit dhe të ankthit për të ardhmen duke u rritur dita ditës.
Me edukim jo cilësor. Me rroga të ulëta deri në kufijtë e qesharakes dhe skllavërimit ndaj sistemit të antivlerave te kësaj qeveri.

Sot është dita e rinisë por kjo e sotmja nuk është Shqipëria e rinisë!

Kjo qeveri ka bërë ZERO PËR RININË!Boll më!
PUNA JONË E PERDITSHME DUHET TË FOKUSOHET VETEM TE ANGAZHIMI PËR TË OFRUAR SHANSE DHE MUNDËSI TË BARABARTA PËR TË RINJTË E PËR TË RIKTHYER SHPRESËN SE SHQIPËRIA ËSHTË SHTËPIA JONË

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...