Meta nuk e dekreton, kthen në Kuvend “Ligjin për Rininë”

Hënë, 09 December 2019 10:03

Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar “Ligjin për Rininë”, duke e rikthyer sërish në Kuvend, një ditë pas “Ditës së Rinisë”.

Meta ka deklaruar se në gjendjen aktuale Ligji i Rinisë është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën.

“Ligji i Rinisë, në versionin e miratuar nga Kuvendi, vendos nën diktatin e Qeverisë, Ministrit të Arsimit dhe të Kryetarëve të Bashkive organizatat dhe lëvizjen Rinore. Ai është në kundërshtim të plotë me standartet bazë të të drejtave të njeriut, të mbrojtura dhe të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, si dhe aktet kryesore të OKB-së dhe të Këshillit të Europës. Ligji ka mungesë serioze të “check and balances” ndërmjet autoriteteve publike, të drejtave dhe përgjegjësive që ato gëzojnë, si dhe të rinjve, që janë përfitues dhe llogari-kërkues përkundrejt institucioneve që punojnë për ta.”- njofton CRCA.

Njoftimi i CRCA

Zyra e Presidenti të Republikës njoftoi se nuk e ka dekretuar Ligjin e Rinisë! Refuzimi vjen në një ditë simbolike, që përkon me Ditën e Rinisë, duke i dhënë një mesazh të fortë Qeverisë dhe Kuvendit, duke deklaruar se në gjendjen aktuale Ligji i Rinisë është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën.

Presidenti i Shqipërisë, ju përgjigj kështu ligjërisht edhe kërkesës që CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, i kish drejtuar rreth një muaj më parë, për të mos e dekretuar Ligjin e Rinisë. Ky ligj që në pikënisjen e tij, shfaqi probleme të thella ligjore dhe ndër të tjera nuk përputhej me kërkesat dhe pritshmëritë e të rinjve.

Ligji i Rinisë, në versionin e miratuar nga Kuvendi, vendos nën diktatin e Qeverisë, Ministrit të Arsimit dhe të Kryetarëve të Bashkive organizatat dhe lëvizjen Rinore. Ai është në kundërshtim të plotë me standartet bazë të të drejtave të njeriut, të mbrojtura dhe të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, si dhe aktet kryesore të OKB-së dhe të Këshillit të Europës. Ligji ka mungesë serioze të “check and balances” ndërmjet autoriteteve publike, të drejtave dhe përgjegjësive që ato gëzojnë, si dhe të rinjve, që janë përfitues dhe llogari-kërkues përkundrejt institucioneve që punojnë për ta.

CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtare për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), janë të vetmet organizata që kanë ndjekur hap pas hapi të gjithë procesin e diskutimit dhe miratimit të projektligjit. Edhe pse ne për muaj të tërë kërkuam rishikimin dhe përmirësimin serioz të tij, Parlamenti i Shqipërisë e miratoi atë më 4 Nëntor 2019 me 79 vota, në mungesë të plotë opozitës.

CRCA/ECPAT Shqipëri, vijon të mbetet shpresëplotë se mos-dekretimi i këtij Ligji nga ana e Presidentit do të shërbejë si një situatë reflektimi nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit për t’u ulur me organizatat Rinore që kanë qenë kritike të tij, për të gjëtur një zgjidhje konsensuale, që mbi të gjitha respekton të drejat e të rinjve në Shqipëri!

Modifikuar më Hënë, 09 December 2019 10:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...