Dalin pamjet nga vendi ku është rrëzuar efektivi i RENEA-s, ka thyer duart e brinjë. Në rrezik për jetën, ja ç’po ndodh aty

Hënë, 09 December 2019 11:39

Nëse nuk dërgohet një helikopter Bledar Beluli i forcave speciale rrezikon seriozisht jetën. Efektivi i RENEA-s Bledar Beluli i cili është rrëzuar në Theth të Dukagjinit ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se efektivi ka thyer duart dhe brinjët ndërsa mendohet se ka dëmtime edhe në pjesën e legenit dhe është në një situatë të vështirë.

E vetmja mundësi raportojnë banorët që ndodhen në vendngjarje për ta shpëtuar është vetëm përmes helikopterit, në të kundërt jeta e tij është në rrezik.

Efektivi Beluli është rrëzuar që në orën 7:30 të mëngjesit dhe pavarësisht informacionit për rrëzimin e tij strukturat shtetërore po veprojnë me shumë ngadalësi ndërsa jeta e tij është në rrezik, raporton korespondenti i Panorama.

Një grup i FNSH Shkodër janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa aty ndodhen edhe disa banorë por është e pamundur që efektivi i rrëzuar të nxirret fizikisht.

Ai ka rënë rreth 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur që nuk lejon ecjen në këmbë dhe asnjë lloj veprimi tjetër.

E vetmja mundësi për t’u ulur aty është përmes konopëve ndaj kërkohet vetëm ardhja e helikopterit për ta shpëtuar nga ajri duke ulur barrelën me litar që kanë helikopterët dhe me ndihmën e banorëve në të kundërt çdo formë tjetër rrezikon jetën e tij. Temperaturat atje ku është rrëzuar janë të ulëta ndërsa banorët kanë ndezur një zjarr fillimisht por zjarri është fikur dhe i plagosuri vazhdon që të jetë në mes të ftohtit dhe me shumë dëme në trupin e tij. Përveç banorëve që po bëjnë maksimumin, strukturat shtetërore nuk kanë asnjë angazhim serioz ndryshe nga herët e tjera kur janë rrëzuar shtetas të huaj ku angazhimi ka qenë maksimal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...