Inceneratori i Tiranës/ Malltezi: 104 mln euro vjedhje nga taksat e qytetarëve

Hënë, 09 December 2019 13:19

Drejtori i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka akuzuar qeverinë se po refuzon përballjen në lidhje me çështjen e inceneratorëve, dhe konkretisht atë të Tiranës.

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “7pa5”, në “Vizion Plus”, Malltezi deklaroi se qeveria është e gatshme që të paraqitet si klloun me qëllim që të mos flasë për këto kontrata që, sipas tij, janë abuzive.

“Ka dy vjet që sfidojmë qeverinë që të përballet me argumentat e vjedhjes masive me inceneratorët. Dy vjet që qeveria i bishtnon, mund të flas ç’të dojë, mund paraqitet si të dojë. Paraqitet vetë si klloun, një herë me atlete njëherë me brekushe vetëm e vetëm mos flas për vjedhjen. Mos flas për inceneratorët mos flas për këto koncesionet që janë thjesht metoda vjedhjeje të shqiptarëve.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj në lidhje me raportin e KLSH, I cili vlerësonte se kostot e inceneratorit të Tiranës do të rriten në 104 mln euro, Malltezi e cilësoi atë si një shifër relativisht të lartë vjedhjeje të taksave të shqiptarëve.

Sipas tij, kjo shumë ka ardhur për shkak të kostove të fshehta të kontratës.

“Është çmendurisht e lartë. Kjo nuk ka të bëj me kontratat që janë firmosur. Pasi kjo 104 mln euro është vetëm për Tiranën. Është kosto e fshehtë e kontratës. Pasi vlera e kontratës për Tiranën është 128 mln euro. Po çkanë bërë tani? I kanë futur dhe menaxhimin. Pra çdo vit sa duhet të marri. Dhe kjo kosto është 104 mln euro që merret nga taksat tona për një person që vjen me duar në xhepa dhe thotë: “Për kokë të mamit unë do ta bëj shumë të bukur atë”. Dhe sot që ne flasim ministria nuk ka një copë letër. Nuk ka absolutisht asgjë.”

Ai denoncoi gjithashtu faktin se kontrata e nënshkruar me kompaninë e inceneratorit të Tiranës është abuzive pasi nuk speciofikon asnjë kusht se çfarë do të të duhet të bëjë kjo kompani.

“Kjo është thjesht nga llogaritja e 30 viteve që ky do mbajë koncesionin. Urdhëro se çfarë ka dal në Fletoren Zyrtare në rast se ne mund ta fokusojmë. A mund të imagjinohet një fletore zyrtare që del me një zhgaravinë të tillë. Kjo ishte tek neni 4 I kontratës aneksi A. Te neni 4 I kontratës ka vetëm një pikë. Pra Projekti I detajuar jepet në aneksin A. Dhe ky është aneksi A, Urdhëro shjikoje. Asgjë vetëm një zhgaravinë. Asnjë llojë kontrate pasi kontrata ka dhe kushtet që duhet të të specifikojë se çfarë do bësh. Dhe kushtet janë këto këtu. Pra ska asnjë kusht.”

Duke cilësuar inceneratorin e Elbasanit si aktin e parë korruptiv, Malltezi tha se janë dhe katër kontrata të tjera abuzive që PD do t’i depozitojë në prokurori nëse kryeprokuori i ri Olsian Çela vihet në zbatim të drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...