Paloka-Ramës: Tani plotëso edhe pikën e tretë të Bashës, hiqu oligarkëve 150 milion euro

Hënë, 09 December 2019 19:46

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i kërkon kryeministrit Rama që pasi plotësoi dy pikat e para të propozuara nga Basha, të plotësojë edhe pikën e atë që 150 milion eurot e oligarkëve ti anulojë dhe t’ua kalojë familjeve në nevojë të dëmtuara nga tërmeti.

"Ja dhe rekomandimin e dytë të Lulzim Bashës e vuri në zbatim, 500 inxhinieret i paska gjetur për t'i nxjerrë në terren.

Tani, nga tre pikat që rekomandoi Basha, ka mbetur vetëm e treta: 150 milion eurot që ke parashikuar në buxhet për 10 oligarkë, kaloi për t’iu rikthyer jetën normale qindra-mijëra familjeve të dëmtuara e traumatizuara dhe pastaj mund të marrësh gjithë “meritat”.

Një mbledhje “parlamenti” e ke, ua heq oligarkëve dhe ua kalon shqiptarëve që kanë mbetur rrugëve në mes të dimrit. Në fund të fundit, paratë që u ke grabitur po u kthen...apo kjo pika e tretë të dhemb shumë? Të lëshosh tek parate dhe pushteti për të lehtësuar sadopak jeten e shqiptarëve, për ty është të kërkosh shumë...?!’

Më herët kreu demokrat Basha i kishte propozuar Ramës tre pika për kalimin e situatës të pas tërmetit,

“Pika e parë, organizimi i këtyre qindra inxhinierëve që ofrohen vullnetarisht për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave.

E dyta vlerësimi me urgjencë dhe ndarje në dy kategori kryesore në të banueshme dhe të pabanueshme në mënyrë që vetë banorët të kenë një qartësi se çfarë duhet të bëjnë.

E treta të përdorën fuqitë që ka qeveria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të anuluar afro 150 milion dollarë të planifikuara 10 oligarkë. Të thërriten ato oligarkë tu anulohen kontratat dhe këto 150 milion dollarë të destinohen urgjentisht për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në nevojë”.

Modifikuar më Hënë, 09 December 2019 20:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...