Meta vlerëson drejtuesin e ICITAP-it, Charles Stephen Bennet me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’

Tuesday, 10 December 2019 12:04

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” drejtuesin e Programit ICITAP-it në Shqipëri, zotin CharlesStephenBennet, në prani tëNgarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, LeylaMoses-Ones dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z ArdiVeliu.

Presidenti Meta e vlerësoi zotin Benet me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të treguar në forcimin, nxitjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë,SHBA-ve dhe vendeve të rajonit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në shtimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit Shqiptar, në interes të rritjes së sigurisë publike”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës u shpreh: “Dëshiroj t’ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në Institucionin e Presidentit me rastin e kësaj ceremonie të veçantë dhe plotësisht të merituar dekorim

E konsideroj jo vetëm një detyrë zyrtare dhe solemne të vlerësoj Menaxherin e Programit të ICITAP Albania, por duke shfrytëzuar këtë mundësi, dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen, gjithashtu në emër të popullit dhe institucioneve shqiptare ndaj zotit CharlesStephenBennet, për këtë personalitet të njohur në fushën e zbatimit të ligjit në të gjithë Ballkanin dhe më tej.

Zoti Benett ka punuar si Menaxher i Programit të ICITAP-it në Shqipëri që prej vitit 2011 dhe ai gëzon më shumë se katër dekada përvojë në fushën e zbatimit të ligjit, duke u njohur si një nga ekspertët kryesorë të ngritjes dhe rritjes së policisë si dhe stërvitjes së saj në vende që kanë kaluar konflikte dhe kanë qenë duke u rindërtuar.

Për shumë vite me radhë që nga ato 1990-të e deri në fillim të viteve 2000, ai ka punuar dhe udhëhequr përpjekjet për zhvillimin dhe zbatimin e ligjit jashtë Shteteve të Bashkuara: në Kosovë, Serbi, Maqedoninë eVeriut, Taxhikistan, Afganistan dhe në Irak.

Në viti 1999 zoti Benet u dërgua nga Departamenti i Drejtësisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), duke punuar atje nga 1999 deri në 2006 si drejtor i Departamentit të OSBE-së për Edukimin dhe Zhvillimin e Policisë, me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku u dallua dhe spikati për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të veçantë.

Zoti Benet dha një tjetër kontribut të jashtëzakonshëm në Ballkan në 2001 kur mori pjesë në programet e zhvillimit të policisë në Maqedoninë e Veriut, duke këshilluar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të OSBE-së, të cilët ishin pjesëtarë në atë kohë të ekipit negociator, për të hartuar dhe zbatuar në terren Marrëveshjen e suksesshme dhe shumë të nevojshme të Ohrit.

Zonja dhe zotërinj,

Lista e arritjeve profesionale dhe punës frymëzuese të z. Bennet është tepër e gjatë dhe vazhdon, por unë kam nderin ta falënderoj personalisht për efektshmërinë me të cilën ai ka kryer këto detyra të rëndësishme përgjatë gjithë këtyre viteve, edhe në krye të ICITAP-it në Shqipëri, ku ka jetuar gati tetë vite.

Me rëndësi dhe domethënie të veçantë është kontributi i këtij personaliteti të nderuar në zhvillimin e partneritetit strategjik, miqësisë dhe bashkëpunimit midis agjencive shqiptare të zbatimit të ligjit dhe atyre të Shteteve të Bashkuara.

Krimi i organizuar, terrorizmi dhe trafikimi i paligjshëm nuk kanë kombësi dhe nuk njohin më kufij në këto kohë të globalizmit që po jetojmë.

Kjo është arsyeja pse lufta e pamëshirshme dhe pa kompromis ndaj tyre e pa hequr kurrë dorë shërben jo vetëm për të mbështetur ligjin në të gjithë globin, por kontribuon gjithashtu për ta bërë botën ku brezat tonë të rinj po jetojnë, edhe më të mirë, më të begatë dhe shpresëdhënëse.

Të ftuar të nderuar,

Medalja e Artë e Shqiponjës i jepet sot z. Benet si një vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm dhe për angazhimin e vazhdueshëm të këtij profesionisti të nderuar, i cili ndihmoi për të farkëtuar bashkëpunimin midis agjencive të zbatimit të ligjit të Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kontributet dhe angazhimet e zotit Bennet në luftën e përbashkët të vendeve tona kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe trafikimit të paligjshëm shërbyen për të rritur jashtëzakonisht kapacitetet profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit shqiptar.

Prandaj, ne i jemi shumë mirënjohës për nxitjen dhe forcimin e bashkëpunimit midis agjencive ligjzbatuesetë Shqipërisë dhe atyre të vendeve të rajonit, duke i shërbyer interesit të konsolidimit të sigurisë sonë publike.

Ju faleminderit shumë z Bennet dhe fat të mbarë dhe suksese të mëtejshme në përpjekjet tuaja në të ardhmen.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!

Dhe në këtë drejtim besojmë se mund të mbështetemi edhe në kontributet tuaja zoti Benet. Ju faleminderit!”

Ndërsa, zoti Charles Stephen Bennet pas marrjes së dekoratës falënderoi Presidentin e Republikës, teksa theksoi: “Është nder për mua të marr këtë vlerësim. Ju falënderoj zoti President! Dua të falënderoj të gjithë. Është një moment mjaft i rëndësishëm për mua. Jam me fat që kam pasur mundësinë të punoj me bashkëpunëtorë mjaft të mirë gjatë karrierës sime”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...