Hutonin turistët me probleme në makinë, e më pas i grabisnin, goditet banda shqiptare

Tuesday, 10 December 2019 13:02

Autoritetet policore italiane kanë shkatërruar një bandë shqiptaresh të cilët grabisnin turistë e udhëtarë në pikat e ndalimit të autostradave përgjatë rrugës së rajonit të Friuli Venezia Giulia e Veneto.

Me urdhër të Prokurorisë së Pordenones janë lëshuar 7 urdhër arrestime. 4 shqiptare nga Kosova janë arrestuar në flagrancë, 2 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar e një kosovar ishte arrestuar më parë për një tjetër vepër penale e ndaj të cilit rëndon dhe akuza si anëtarë i kësaj bande.

Operacioni i koduar “Grabitësit” (Predator) ka zbardhur 3 taktikat që kjo bandë përdorte për të vjedhur turistët e klientët që ndalonin për të pushuar në pikat e ndalimit të autostradave.

Me anë të taktikës së “hutimit” duke sinjalizuar probleme të paqena, të kërkesës së “informacionit” (pyetje të sajuara) e “të shpimit të gomave” kosovarët hutonin drejtuesit të automjeteve e i grabisnin çanta, portofola, telefona e sende me vlerë që kishin brenda në makinë.

 

Autoritetet italiane informojnë se operacioni ka qenë mjaft kompleks e vetëm pamjet video mund zbardhin e dëshmojnë mënyrën e veprimit të bandës së grabitësve kosovarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...