'Europa' merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar: Një nga 14 veprat e rrezikuara

Tuesday, 10 December 2019 13:35

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka korrur një fitore domethënëse lidhur me kauzën e saj. Kjo Aleancë njoftoi sot seTeatri Kombëtar i Shqipërisë u përfshi në listën e 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, të shpallur nga Europa Nostra, në mbledhjen e zhvilluar së fundmi në Hagë.

Sipas Aleancës, kjo përzgjedhje e Teatrit Kombëtar në listën e shkurtër të 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, do të thotë që tashmë të interesuar për restaurimin e tij nuk janë vetëm faktori i brendshëm i përbërë nga artistët, aktivistët dhe qytetarët protestues por edhe faktori ndërkombëtar si Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian."

DEKLARATA E PLOTE

Teatri Kombëtar i Shqipërisë përfshihet në listën e 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, të shpallur nga Europa Nostra në mbledhjen e saj të zhvilluar së fundmi në Hagë.

Kështu vendosi një panel këshillimi ndërkombëtar i Europa Nostra, ku u përfshinë specialistë ndërkombëtarë të historisë, arkeologjisë, arkitekturës, konservimit e restaurimit dhe financës, të cilët u takuan në Hagë për të diskutuar aplikimet dhe për të caktuar listën e shkurtër të 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë.

Fondacioni Gjirokastra, me nxitjen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit këtë vit aplikoi për shpalljen e Teatrit Kombëtar, një nga 7 vendndodhjet më të rrezikuara në Europë. Ky aplikim u mundësua me ndihmën e shumë specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të cilët përgatitën dosjen teknike të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

    Të gjitha monumentet dhe vendet e shpallura në rrezik në listën paraprake, u përzgjodhën duke marrë parasysh vlerën e tyre të jashtëzakonshme të trashëgimisë, vlerat kulturore si dhe rrezikun e afërt me të cilin po përballen.

Natyrisht, që një nga kriteret kyçe dhe themelore për përzgjedhjen e tyre ishte edhe angazhimi i komuniteteve lokale dhe i grupimeve të interesit publik dhe privat për të shpëtuar këto objekte.

Aksione të qarta që e dëshmonin këtë angazhim u vlerësua të ishin: (1) protesta për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që ka mëse një vit e nëntë muaj që zgjat, nga këto një vit e gjysëm çdo ditë dhe që prej 17 Korrikut të këtij viti 24 orë në 24, (2) marrja e ndërtesës në administrim që prej 24 korrikut pas përplasjes me Policinë, nga një grup artistësh, aktivistësh dhe qytetarësh të cilët organizuan Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit në kuadrin e të cilit janë organizuar mbi 40 ngjarje artistike që përfshijnë shfaqje teatri me trupa nga Shqipëria, Kosova, Austria, Gjermania, Italia, Franca, Amerika, koncerte të ndryshme muzikore, takime profesionistësh për tema të ndryshme që kishin lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, ngjarje të cilat i dhanë kështu hapësirës së Teatrit Kombëtar një përmasë me vlera jo vetëm kombëtare por edhe europiane.

Modifikuar më Tuesday, 10 December 2019 14:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...