"Babalja"/“Pezullim nga funksionet politike për Salianjin”, Edmond Spaho pas pretencës: Akuza politike e të montuara

Tuesday, 10 December 2019 14:47

Një akuzë thellësisht politike e dhënë nga një prokuror që është shërbëtor besnik i maxhorancës. Kështu e ka komentuar pretencën e dhënë sot nga prokuroria për çështjen ‘Babaja’ nënkryetari i PD-së Edmond Spaho. Në një deklaratë për mediat nga jashtë Gjykatës së Tiranës, Spaho sulmoi qeverinë dhe prokurorin e çështjes Kol Hysenajn, i cili kërkoi 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove për ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji.

 

 

“Të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, qesharake. Nga sa kemi kuptuar nga referimi i prokurorisë, viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm. Konkluzion të cilin e konfirmoi dhe avokati i tij. Një akuzë e mbrojtur nga prokuror politik dhe veçanërisht nga prokuroi Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës, që mendon të kalojë vettingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj. Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integriteti do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafaj brenda 24 orësh në Itali. Do të duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri kryeministri i vendit dhe deklaroi se “ishte regjistrim fals’. Jetojmë në një vend të cilit i kërkohet që të hetojë dhe të vërë prapa hekurave lidhjet e krimit të organizuar, të trafikantëve me nivele të larta qeveritare. Me gjyqin e sotëm pamë se si trafikantë, krimi i organizuar, kanë bashkëpunim me politikën, përpiqen që të dënojnë denoncuesit. Ata të cilët sakrifikojnë dhe integritetin personale në interes të vendit dhe kësaj shoqërie. ”, tha Spaho.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...