Rasti ‘Salianji’ dhe egërsia e diktaturave në ikje

Tuesday, 10 December 2019 16:02

Me vendimin e sotëm të prokurorisë, e cila e urdhëruar nga Rama, kërkoi dënim për ish-deputetin Ervin Salianji dhe personat e tjerë në lidhje me skandalin ‘Xhafa’, ku denoncimi i Albert Veliu çoi në burg vëllain e Fatmir Xhafajt, tregohet edhe një herë më së miri që shteti i së drejtës në këtë vend po rrëshqet nga dita në ditë në humnerë.

Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama këtë përdori shumë keq dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës.

Kjo prokurori dhe këto institucione të cilat nuk ndërmarrin asnjë hap për të dënuar ndonjë trafikant droge, ndonjë blerës votash, ndonjë mega hajdut të buxhetit të shtetit etj etj, gjenden gjithmonë gati për të zbatuar urdhrat e një diktatori kundër opozitës së vendit.

Vendi është në një situatë shumë të rrezikshme. Por më shumë se sa vendi me veprimet e tij Edi Rama po e tregon se e ka kapluar frika dhe se nuk munde të përballojë këtë presion të madh që ka nga e vërteta dhe populli shqiptar.

Edi Rama është në grahmat e fundit. Kjo duket edhe nga gjendja e tij e vështirë psikologjike. Gjithçka që ky njeri ka bërë dhe bën këto ditë është si rezultat i dëshpërimit të madh që e ka pllakosur dhe thjesht nuk po e pranon se ditët e tij kanë përfunduar dhe po ikën.

Kjo tregon qartë se sa rëndë është ky njeri. Se sa i dëshpëruar është! Rama mendon se duke anashkaluar realitetin dhe duke dhunuar opozitën, me një sjellje prej diktatori, do ta zgjasë edhe sa më shumë agoninë e pushtetit të tij. Është mirë për Shqipërinë sigurisht, por edhe për të dhe bandën që ai drejton, që ta kuptojë sa më parë se tashmë është i marrë fund dhe asgjë nuk mund t’i shpëtojë. /55neës.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...