Bylykbashi: Ramës dhe ndërtuesve pranë tij po u shkëlqejnë sytë pas tërmetit

Tuesday, 10 December 2019 17:28

Ish-deputeti demokrat, Oert Bylykbashi, i ftuar në Syri Tv pasi bëri përgjegjës qeverinë Rama për situatën aktuale ku ndodhen familjet e goditura nga tërmeti, tha ndër të tjera se Rama dhe koorporata që ka pas vetes po e shfrytëzon këtë situatë për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur sipas konceptit komunist që të ndërtojë shteti.

“Durrësi është drejtuar që nga viti 2000 nga socialistët, të cilët lejuan që sidomos në pjesën e bregdetit të ndërtoheshin godina pa kriter, ndërkohë që në periudhën që është qeverisur nga Partia Durrësit në zonën bregdetare të Durrësit nuk lejoheshin ndërtime mbi katër kate.

Këtë situatë me ardhjen tonë në pushtet nuk do ta lëjojmë më. Durrësi po hyn në një dimër ekonomik, që nuk do të zgjasë me muaj, por që do të zgjatë me vite. Bizneset shumë shpejt rrezikohen nga anulimet e kontratave me firmat e huaja. Nuk do të ketë fuqi punëtore për shkak të largimeve. Kjo do të të sjellë edhe ulje të forcës ekonomike. Duhet një plan Marshall për Durrësin dhe Edi Rama nuk e merr parasysh këtë pjesë. Njerëzit që janë pranë Ramës po u shkëlqejnë sytë sepse do të ketë Koorporatën e Ndërtimeve.

Durrsakët janë të shqetësuar, sepse është thënë që do tju heqim nga këtu dhe do ju çojmë në kënetë. Dhe sot rrezikojmë që durrsakët që janë në qendër të shkojnë në Kënetë sepse aty do ndërtojë Rama. Ndërkohë që duhet t’ua lemë tregut të lirë dhe rregullave eksiztuese ligjore që të gjejnë zgjidhje me ndihmën e shtetit, por jo të jetë shteti ai që do ndërtojë”, tha Bylykbashi.

“Tërmeti nxorri në pah babëzinë e qeverisë Rama, shqiptarët e panë si janë harxhuar paratë”
Bylykbashi, bëri përgjegjës qeverinë e Edi Rama për situatën aktuale ku ndodhen familjet e goditura nga tërmeti.

“Jemi dy javë nga momenti vertetë tragjik për Durrësin dhe më shumë se kaq për Shqipërinë, që ishte goditja nga tërmeti. Situata është vërtetë shumë e rëndë, për të mos thënë e trishtë. Ishte që në momentet e para, ku shkonim nga një vend në një vend tjetër dhe që ishte mbytëse nga efektet e tërmetit. Ajo që konstatonim me dhimbje, ishte mungesa e përgatitjes totale të shtetit.

E sigurtë që do kishim shpëtuar jetë njerëzishe nëse shteti do kishte reaguar në mënyrën dhe kohën e duhur. Tani shqiptarët i kanë parë me sytë e tyre se si janë harxhuar paratë e tyre nga kjo qeveri. Dhe pse zyrtarët, ministrat ishin prezent reagimi i tyre ishte zero. Kjo situatë nxorri zbuluar se si babëzia është synimi kryesor i kësaj qeverie.

Ky është shteti që nuk ka arritur të kontrollojë në 20-vjeçarin e fundit ndërtimet pa kriter duke e kthyer situatën në gangrenë. Panorama është komplekse. Shteti është në një mungesë përgatitje totale në këto dy javë pas tërmetit.

Njerëzit kanë mbetur pa shtëpi, dhe shteti përvecse një show të kryeministri, nuk ka ende mundësi tu jape një përgjigje se çfarë do ndodhë me pronën e tyre. Dy javë janë të mjaftueshme për të dhënë një panoramë të qartë të dëmëve. Çështja është çfarë do të ndodhë me ta. Shteti duhet të ketë instrumentat ligjorre për ta përballuar këtë situatë’-tha ndër të tjera Bylykbashi.

Procesi ndaj Salianjit
ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi foli edhe për pretencën e sotme të Prokurorisë që kërkoi dënimin me burg më pas të konvertuar me shëbim prove për ish-deputetin, Ervin Salianji, pasi ky i fundit demaskoi lidhjet e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Ne e dimë shumë mirë se si shteti për të vrarë një nga akuzat më të forta politike ndaj Edi Ramës dhe ish-ministrit të tij të Brendshëm Fatmir Xhafaj, inskenoi këtë proces farsë që patë edhe sot. Ky proces është investimi total i shtetit për të ndërtuar një akuzë politike ndaj Salianjit.

Përpara se të ndodhte e gjithë e kjo, ishte opozita që e akuzoi z. Xhafa për manipulim të kodit të Procedurës Penale për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij në Itali për trafik të drogës.

Pra kemi një situatë ku opozita e ka akuzuar qartë Z, Xhada për këtë bashkë më Ramën, që sot po e përdorin për të goditur opozitën. Sot të gjithë e dinë që ka dy ministra të Brendshëm që ishin të përfshirë në trafikun e drogës.

Pretenca sot nuk çon në dënimin me burg. Nuk mundet kurrë me një proces të montuar, të kërkojë Prokuaoria më shumë se sa kërkoi për Saimir Tahirin. Unë nuk kam asnjë lloj shprese se gjyqtari do të jetë jashtë procesit poltik të Edi Ramës. Sigurisht ky ishte vetëm një akt, por askush sot nuk e fsheh dot faktin që Edi Rama është i përfshirë në trafikun e drogës”, tha Bylykbashi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...