Rrënimi mendor i njeriut që tregon gishtin e mesit para fëmijëve

Tuesday, 10 December 2019 19:10

Ka një parim që thotë se nga distanca nuk mund të analizosh gjendjen mendore të një politikani të lartë. Sikundër shumë ekspertë të fushës nuk mund të flasin për këtë qëllim, edhe pse mund të thonë shumë gjëra.

Por në rastin e Edi Ramës, më shumë se diagnoza e tij, na interesojnë karakteristikat e sjelljes dhe tiparet e personalitetit.

Eksperti amerikan George T. Conway III thotë se mjafton të jesh një person inteligjent, që e ndjek me kujdes një politikan të lartë, për të thënë për sjelljen e tij më shumë gjëra sesa vetë një profesionist i shëndetit mendor.

Madje nuk është nevoja të jetë i shtrirë në kolltukun e psikologut. Atje në jetën e përditshme publike mund të shohësh prej tij më shumë se ç’mund të shohësh në jetën private. Në klinikë edhe mund të gënjesh mjekun, por në ‘klinikën’ e vërtetë, në Shqipërinë e drobitur do jesh gjithmonë vetja.

Një moment të tillë e përjetuan të hënën në mbrëmje edhe një grup vogëlushësh të shkollave fillore, të mbledhur për të bërë dekorin e një feste në mesin e një prej tragjedive më të rënda në historinë moderne të Shqipërisë.

U deshën disa thirrje ‘Rama ik’ dhe nuk ishte e nevojshme të kesh psikolog për të analizuar atë që ndodhi. Kryeministri ngriti gishtin e mesit, duke terrorizuar fëmijët. Pamja e një vogëlusheje që sheh e shokuar nga gishti i kryeministrit, do të mbetet gjatë në kujtesën e saj, por edhe të opinionit publik në vend.

Thonë se fëmijët mësojnë nga modelet që u ofrojmë, por ajo që kanë parë atë natë mbetet fytyra e vërtetë e Ramës. Rrjeti po zien dhe kjo është çështja më e argumentuar e ditës në median sociale. Natyrisht mos prisni nga media tradicionale të merret me të. As mos prisni që një specialist të marrë guximin dhe të komentojë këtë çmenduri. Tek e fundit, as nuk kemi nevojë për analizë. Atë e panë të gjithë njerëzit që kanë dy fije mend. Mesazhi ishte i qartë për të gjithë. Ai njeri nuk duhet lënë asnjë minutë më tepër në atë detyrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...