Haçkaj: Diaspora nuk di ku të çojë donacionet për tërmetin, s'ka besim te shteti

E mërkurë, 11 December 2019 09:26

Diaspora po ndjek me shqetësim zhvillimet në Shqipëria pas tërmetit. Flori Haçkaj, Ambasador i Kombit, ne një lidhje nga Zvicra për "Tempora" tha se prishja me urgjencë e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti është një fshirje e pastër provash.

Haçkaj: Shqetësimi më i madh i gjithë kësaj situate është a po vret tërmeti apo ndërtesat?Problem madhor që ka Shqipëria është ndëshkueshmëria. Shpejtësia me të cilën kryeministri në mënyrë qesharake del nga njëra dhe thotë të pastrohet Durrësi për festa, ndërkohë që Durrësi vetëm për festa nuk e ka mendjen si gjithë Shqipëria. Është fshirje e pastër provash për të mos ndëshkuar një zinxhir që është përgjegjës për këto shkatërrime vrastare që ndodhën në Shqipëri.

Po kaq me shqetësim shihet edhe menaxhimi i fondeve për rindërtimin.

Haçkaj: Më shumë njerëzit kishin besim te shoqëria civile, grupe aktiviste ose shoqatat bamirëse sesa vetë shteti. Me kë flas këtu në diasporë më thonë ku ti çoj lekët se te shteti nuk kemi besim. Nëse Arben Ahmetaj që ishte Ministër i Financave për gjithë këto vite vendosi ta marrë kryeministri si menaxhues të këtyre fondeve kjo është e tmerrshme. Nëse nuk ka ndëshkueshmëri nuk ka si të ketë besim për mirëmenaxhim të fondeve. Prishjet duhet të ishin ndaluar, ndërsa prishjet ishin e para gjë që u bë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...