'Gramoz Ruçi dhe Alket Hyseni po vjedhin tokën e patriotit Alush Taka, falsifikohet harta e 1926-ës!

E Enjte, 12 December 2019 15:31

 “Mafiozi Alket Hyseni akuzohet se vjedh tokën e patriotit të shquar, luftëtarit të paepur Alush Taka, ish-komandantit të garnizonit të Vlorës, të emëruar nga Ismail Qemali. Të implikuar në grabitje, zëvendësministri Dhimo Kote dhe Don Gramoz Ruçi me të birin.”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë kështu sot, një denoncim të fortë në rrjetet sociale, me akuza të rënda ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë, mbështetur në faktet e ofruara nga mbesa e patriotit të shquar Alush Taka, zonja Fatmira Kosta.

 “Pronarët e ligjshëm – shkruan Berisha, - akuzojnë mafiozin Alket Hyseni se ka hedhur poshtë për të përvetësuar tokat e Alush Takës, njëri prej patriotëve më të shquar të Çamërisë dhe mbarë Jugut të Shqipërisë, dokumentet e pronësisë të vitit 1926, Vendimin e Kthimit të Pronës nga qeveria socialiste, të vitit 1999, vendimin e gjykatës dhe të Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave për pronën e tyre.

Në këtë vjedhje dhe përvetësim glamoroz, janë të implikuar përveç Alket Hysenit, edhe kreu i narkoparlamentit Gramoz Ruçi, i biri, zëvendësministri Dhimo Kote dhe narkokryetari monist i Bashkisë së Konispolit etj.

Lexoni denoncimin e pronares së ligjshme, qytetares pasardhëse e atdhetarit të shquar Alush Tako, që po i grabisin pronën mafiozët e narkoshtetit!

I nderuar Z.Sali Berisha!

"Së pari më lejoni t’ju kërkoj ndjesë për shqetësimin e krijuar nëpërmjet këtij komunikimi, por ndjehem e kushtëzuar duke e parë si mënyrën e vetme për të trajtuar shqetësimin me të cilin përballem tani e 20 vjet, ndaj do të përpiqem të jem sa më konçize për të mos ju marrë shumë kohë.

Unë, Fatmira Kosta, mbesa e patriotit dhe atdhetarit Alush Taka, ndodhem sot përpara një absurdi shtetëror ku më duhet të mbroj figurën e gjyshit tim, përballë disa eksponentëve të këtij shteti për të cilin ai dha gjithçka, që nga pasuria deri edhe jetën, të cilët nuk e kanë për gjë ta etiketojnë atë rëndomtë si falsifikator apo hajdut.

Situata në të cilën gjendemi është rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga Task Forca pranë Kryeministrisë, kryesuar nga z. Alket Hyseni dhe z. Gëzim Selmani, për verifikimet e titujve të pasurive pranë Z.R.P.P Sarandë.

Ne, trashëgimtarët e ligjshëm të ish-pronarit, patriotit Alush Taka nga Konispoli, na është kthyer prona e emërtuar Kullota “BUAR”, me Vendimin nr 18 dt 09.07.1999 të KKP, regjistruar në Z.R.P.P Sarandë.

Në vitin 2015 Taks Forca e K/Ministrisë, kryesuar nga zoti Alket Hyseni dhe Gëzim Selmani në verifikimin e titujve të pasurive pranë Z.R.P.P Sarandë, bashkë me një listë të tjera pronash, godasin Vendimin nr 18 dt 07.09.1999 “Për falsitet në dokumentacionin të vitit 1926 të ish-pronarit Alush Taka”.

Absurdi vazhdon më tutje, ku përveçse guxojnë të deklarojnë jo të vërteta dokumentet e vitit 1926 që vërtetojnë pronësinë mbi tokën të patriotit Alush Taka, i kërkojnë ing. Kristo Kaurit të bëjë pasqyrimin e pronës sipas pretendimeve të Task Forcës, duke mos marrë për bazë dhe hedhur poshtë çdo dokument të mëparshëm pronësor (deklarate kjo e vetë z. Kristo Kaurit në sallën e gjyqit) duke përftuar në këtë mënyrë një dokument tërësisht jo të saktë, që bie ndesh kryekëput me pjesën e pronës sipas vendimit të gjykatës dhe sipas V.K.K. Pronave Nr.18 dt 09.07.1999 Sarandë duke falsifikuar në këtë mënyrë edhe hartën edhe sipërfaqen e pronës.

I njëjti person, ing. Kristo Kauri në vitin 2014, në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë Shërbimit Pyjor (DSHP) Sarandë, në përgjigje të shkresës sonë nr prot 47/1 dt 04/02/2014, me anë të së cilës kërkonim pasqyrimin e saktë të kufijve të kullotës “Buar” Konispol, më kthen përgjigje të firmosur nga vetë ai, me shkresën 63/1 prot dt 28/09/2015, e cila i përmbahet tërësisht hartës së vendimit të K.K.K.P.

I nderuar Z.Berisha, si trashëgimtarë të ligjshëm të z. Alush Taka ndihemi tejet të indinjuar nga këto veprime, që përveçse kalvarit 20-vjeçar me të cilin po përballemi për të zotëruar atë që ligjërisht na takon, shtojnë peshën morale për të mbajtur të pastër dhe të pacënuar figurën e gjyshit tim, një patriot i angazhuar që në fillimet e lëvizjes për Pavarësi, krah patriotëve të tjerë të shquar si, Namik Bej Delvina, Musa Demi, Idriz Guri, Fadil Pashë Toptani, Spiro Ballkameni, Mihal Grameno, Xhemal Mete Mazreku etj.

Alush Taka me çetën e tij ka qenë pjesëmarrës aktiv në kryengritjet antiosmane organizuar rreth viteve 1910.

Pas ngritjes së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë, Alush Taka u vendos në dispozicion të qeverisë së Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali, ku u ngarkua me detyrën e “Komandantit ushtarak të garnizonit të Vlorës”.

Gjatë kësaj periudhe AlushTaka u angazhua në mënyrë aktive duke luftuar kundër synimeve të shovinistëve fqinjë për copëtimin e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe ai dallohet për veprimtari patriotike sidomos në atë të bisedimeve për kufijtë shqiptaro-grekë bashkë me komisionin e kryesuar nga Mehdi Frashëri.

Në vitin 1920 shquhet për organizimin e çetave pjesëmarrëse në luftën e Vlorës, në të cilën mori pjesë aktive dhe ku u plagos rëndë.

Në vitet 1930-1936 Alush Taka u zgjodh deputet i Parlamentit Shqipëtar për zonën e Konispolit. Me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së pamvarësisë më 1937, qeveria mbretërore e Ahmet Zogut e dekoroi Alush Takën bashkë me shumë patriotë të zonës si Hasan Tahsinin, Rexhep Demin etj. me Urdhrin “Për veprimtari patriotike”.

Në vitet e luftës antifashiste çeta e Konispolit në nder të tij u quajt “Çeta Alush Taka”.

Në vitin 1971 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor me propozimin e Spiro Kolekës dhe një numri veteranësh, dekoroi Alush Elmaz Takën me medaljen “Për veprimtari patriotike” me motivacionin: “Ka luftuar me armë në dorë, me trimëri dhe guxim në luftën e Vlorës më 1920 kundra pushtuesve Italianë”. Tiranë më 2.3.1971. Dekret nr 4811.

    I nderuar z Berisha!

    Përmendjen më sipër shkurtazi të disa fakteve rreth aktivitetit patriotik që atdhetari Alush Taka, gjyshi jonë, ka luajtur në historinë e re të Shqipërisë, e bëra për faktin e thjeshtë që një njeri në staturën e tij nuk mund të ketë qenë kurrsesi as falsifikator dhe as hajdut.

Shkurtpamësia, pangopësia dhe papërgjegjshmëria e disa punonjësve të administratës , të cilët akuzojnë pa pasur as një fakt që të vërtetojnë “falsitetin” e dokumentit të pronësisë të z. Alush Taka, na shtyn të mendojmë që e gjitha kjo bëhet për interesa thjesht dhe vetëm personale të përvetësimit të asaj që ligjërisht na takon ne, trashëgimtarëve të ligjshëm të patriotit Alush Taka.

Duke ju falënderuar për punën e palodhur në të mirë të Shqipërisë, do t’ju lutesha ta merrnit në konsideratë këtë shqetësim tonin, transmetimi i të cilit deri te Ju, vjen ngase nuk po arrijmë të gjejmë të vërtetën në asnjë institucion shtetëror.

Në rast se nga ana Juaj, apo institucioneve përgjegjëse, do nevojitet pasja në dorëzim e shkresave që vërtetojnë sa më sipër, jemi të gatshëm që tua vëmë kurdoherë në dispozcion.

Personat që janë implikuar për vjedhjen e kësaj prone:

Alket Hyseni

Shuaip Beqiri, Kryetar i Bashkisë në Konispol

Dhimo Kote, Zv.ministër i Bujqësisë

Ledian Ruçi, i biri i Gramoz Ruçit etj

Duke ju falënderuar për punën e palodhur në të mirë të Shqipërisë, do t’ju lutesha ta merrnit në konsideratë këtë shqetësim tonin, transmetimi i të cilit deri te Ju, vjen ngase nuk po arrimë të gjejmë të vërtetën në asnjë institucion shtetëror.

Në rast se nga ana Juaj, apo institucioneve përgjegjëse, do të nevojitet pasja në dorëzim e shkresave që vërtetojnë sa më sipër, jemi të gatshëm që t’ua vëmë kurdoherë në dispozicion.

Me respekt,

Fatmira Kosta (Haxhiymeri)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...