Presidenca, Dvoranit: Ruaj qetësinë dhe mendjen, ende nuk kemi filluar me videot

E Enjte, 12 December 2019 16:23

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar sot pas deklaratës së kreut të KED, Ardian Dvorani për padinë që ka bërë ndaj tij kreu i shtetit.

“Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!

Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip! Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!”,- shkruan Tedi Blushi në një postim në Facebook.

Login to post comments