“A nuk janë KÇK edhe për çështjen ‘Babale’!?”

E Enjte, 12 December 2019 17:10

Ervis Iljazaj

Dje është zhvilluar seanca gjyqsore për të famshmen cështjen “Babale’’, ku ishte nën akuzë ish deputeti i Partisë Demorkatike Ervin Salinaji, i cili e denoncoi i  pari videon ku sipas tij dhe gazetarit Jetmir Olldashi bëhej fajlë për  prova që tregonin se vëllai i ish Ministrit Xhafaj vashdonte ende aktivitetin e tij të trafikut të lëndëve narkotike, dhe ku prokuroria kërkoi dënimin për ish deputetin për kallzim të rremë, pra duke pretenduar se ato që ka denoncuar deputeti nuk janë të vërteta por të sajuara.

 

Në fakt, ky nuk është një gjyq vetëm kundër Ervin Salianjit, edhe pse ai është protagonisti kryesor i kësaj historie, por një gjyq kundrejt Partisë Demokratike në tërësi, jo më kot në sallën e gjyqit ishte i gjithë ish grupi parlamentar  në mbështetje të tij. Sepse, të gjithë e kujtojmë që beteja kryesore politike e opozitës në vitet fundit ka qene pikërisht denoncimi i trafikimit të lëndëve narkotike dhe lidhjes së politikës me të. Një beteja e cila, për hir të vërtetës rezultoi e sukseshshme, ndoshta e vetmja betejë që opozita e ka fituar në sytë e opinionit publik plotësisht. Si pasojë e saj, u larguan nga detyra jo një, por dy ministra të brendshëm të qeverisë Rama, si ndoshta asnjë vend tjetër në botë.

Kjo cështje është kthyer në opinion publik si për të na kujtuar edhe njëher se cfarë periudhe politike kemi lënë pas dhe cfarë pasojash ka lënë ajo për krizën ku ndodhemi sot.

Duke qenë se kjo cështje më shumë se sa një cëshjte e drejtësisë  ka qenë beteja kryesore politike midis palëve, atëherë edhe procesi për  të sigurisht që ka patur ndërhyrje  politike. Megjithatë, si gjithmonë në këto raste palët kanë të vërtetat e tyre. Në këtë kuptim, për të dhënë një gjykim për këtë process duhen parë sjelljet e insitucioneve ndaj saj, pra prokurorisë.

Pa hyrë në detaje , ky proces është një proces i paragjykuar për tre arsye kryesore.

E para, besueshmëria e prokurorisë, sidomos e asaj që drejtohej nga Arta Marku që ka përgatitur këtë dosje, është një prokurori totalisht e pabesueshme. Në një periudhë për pothuajse dy vjecare prokuroria nuk ka hapur as edhe një hetim të vetëm kundër mazhorancës në pushtet, megjithëse aferat nuk kanë munguar, duke filluar që nga cështja e krimit elektoral, dosje të cilën e degdisi në Dibër, e deri te afera e unazës së re. Ndërkohë që, nuk ka hezituar të hetojë dhe të vërë në akuzë njërëz të opozitës që nga lideri i saj Lulzim Basha i pari.

E dyta, lajmet për këtë proces më parë vinin nga kryeminsitri se sa prokuroria. Pra, inforamacionet që ai jepte për këtë ceshtje i paraprinin vendimeve të prokurorisë, duke bërë që dyshimet për një ndërhyrje politike të jenë të mëdha.

E treta dhe më e rëndësishmja, prokurororët e kësaj cështje janë prokuror që nuk e kanë kaluar procesin e vettingut, e në këtë kuptim janë të paragjykuar për punën e tyre. Ose më saktë, po të përdorim parimin e gjykimit të kryeministrit për ta, do ti  quanim grupi KCK. Në këtë kuptim,  drejtësia e sotshme sipas kryeministrit është një drejtësi e pabesueshme dhe e korruptuar. Kështu që, edhe në cështjen ‘’babale’’ janë të tillë. Sepse është absurde që kur këta prokuror hetojnë një funksionar të kësaj mazhorance janë KCK dhe të pabesueshëm, dhe kur hetojnë opozitën nuk janë të tillë. Parimet e gjykimit duhet të njëjta për të gjithë. Por, përtej kësaj, nuk ka dyshim që drejtësia e re ende nuk është formuar, ndërsa kjo aktualja është totalisht jo e besueshme.

Për të gjitha këto arsye, procesi i cështjes ‘’babale’’, pavarësisht detajeve, mbetet një proces që në rastin më të mirë është i paragjykuar, ndërsa në rastin më të keq i orkestruar si pasojë e betejës politike që është zhvilluar rreth tij.

Modifikuar më E Enjte, 12 December 2019 17:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...