FOTO-ja para emërimit/ Berisha e quan ‘Donika Avdyli’, reagon kreu i KLP

E Enjte, 12 December 2019 17:40

Një ditë përpara se të dorëzonte detyrën e saj si kryesuese e Prokurorisë së Krimeve të Rërnda, një institucion që u shkri për t’u zëvendësuar nga SPAK, Donika Prela u fotografua me një prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prela u takua me anëtarin e KLP, Vatë Staka.

Një ditë më pas, Prela e mori emërimin e saj. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha e quajti Donika Avdyli.

 

“Një kafe para emërimit. Donika Avdyli me anëtarin e Kunat KLP!” shkruan Berisha.

 

Kurse kryetari i KLP, Gent Ibrahimi tha se fotoja nuk ka asnjë mister.

“Jo, s’ka ndonjë mister aq më teper që zotëria është prokuror, ata njihen, takohen, sot nuk është marrë vendim personal për zonjën në fjalë, për asnjërin nga prokurorët, por vendim në bllok për të sistemuar brenda sistemit këta prokurorë”, tha Ibrahimi.

Donika Prela u caktua sot nga KLP në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë.

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments