E keni bërë parlamentin si furgon’/ Debati që bëri bujë në rrjet

Premte, 13 December 2019 09:34

Në Komisionin e Medias në Kuvend u zhvillua dje një debat i ashpër mes përfaqësuesve të medias dhe deputetëve për projektligjet antishpifje, të propozuara nga mazhoranca. Përplasja nisi kur pedagogu i gazetarisë, Mark Marku, tha se draftin e ka hartuar një injorant.

Mirela Kumbaro: Ju lutem zoti Marku, ruani etikën.

Mark Marku: Oj zonjë, nuk kam ardhur në furgon këtu unë, po deshe na dëgjoni ose ikni.

Mirela Kumbaro: Qetësohuni zoti Marku.

 

Mark Marku: E keni bërë parlamentin si furgon dhe doni të na bëni edhe ne si furgon. Na tregon edhe edukatën ti neve. Po folët, unë do të ngrihem të iki dhe do t’ju bëj thirrje edhe kolegëve të ngrihemi e të ikim.

Mirela Kumbaro: Mund të ikni, jeni i lirë.

Fatjona Dhimitri: Mund të ikni ju, zonja Kumbaro dhe jo profesorët e nderuar.

(Deputetja Kumbaro largohet nga seanca)

Sadi Vorpsi: Nuk jeni në auditor zoti Marku.

Mark Marku: Në auditor jam më i nderuar sesa me ju këtu. Ne jemi të shqetësuar realisht.

(Deputeti Selami Jenisheri bashkëbisedon me kolegët dhe ndërhyn kryetarja e Komisionit, Fatjona Dhimitri)

Selami Jenisheri: Ça ke moj? Rri moj aty, mos na... Ça ke moj? Ça ke moj, ça ke? Ti shko bëj shkollë njëherë, pastaj hajde këtu.

Alfred Lela i drejtohet Jenisherit: Mbaruat zotëri? Mbaruat? Sikur je tapë mo burrë i dheut. I ke sytë...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...