Paloka: E qartë që Rama kërkon të vjedhë në kulmin e fatkeqësisë

Premte, 13 December 2019 14:28

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas emërimit nga Edi Rama, të Arben Ahmetaj si ministër i Shtetit për Rindërtimin. Sipas Palokës, ky emërim tregon qartë se Rama kërkon të vjedhë popullin në kulmin e fatkeqësisë.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Emërimi i Ahmetajt, treguesi me i qarte se ky kryeministër kërkon ta vjedhë këtë popull edhe ne kulmin e fatkeqësisë!

E kam thene disa here keto dite; gjithnje ne situata te veshtira e te jashtezakonshme nxjerrin koken spekullante qe perfitojne nga fatkeqesia. Kryesisht ata jane pazarxhinj pa shpirt qe kur shohin qe ka nevoje te shtuar per dicka menjehere rrisin cmimet dhe pazarin !

Fatkeqesia jone eshte se si kryespekullant kemi kryeministrin qe i le ne hije ata qe vjedhin qeset e ndihmave apo rrisin qerate e shtepive per hallexhinjte...

Deri tani Rama ka spekulluar politikisht, duke u perpjekur qe nepermjet propagandes se perditshme, minimalisht ti shpetoje pergjegjesise direkte per kete fatkeqesi dhe viktimat qe solli.

Sot, Rama vertetoi se i eshte “hapur zorra” dhe spekullimin nuk ka ndermend ta lere vetem ne rrafshin politik.

E mbani mend ; nje nga thirrjet e para qe beri Rama ishte per te ndaluar sjelljen e ndihmave materiale dhe ofrimin e mjeteve monetare, parave, megjithese njerzit ishin ne nevoje (jane dhe sot) per ushqime dhe mjete te tjera.

Caktimi i Ahmetajt si personi qe do te menaxhonte ndihmat financiare, ngjalli menjehere reagim jo vetem nga opozita. Ahmetaj eshte nga ish-ministrat me te akuzuar per korrupsion ne nje qeveri dhe administrate qe vetem pak dite me pare u shpall nga organizmat nderkombetare si nje nga qeverite me te korruptuara ne bote.

Por kjo jo vetem nuk e frenon Ramen po perkundrazi si ne cdo rast tjeter, eshte kriter per ta emeruar Ahmetajn prape minister qe do te menaxhoje parate e ndihmave. E kjo ndodh pikerisht diten qe BE vendos per zhvillimin e konferences se donatoreve.

Ne kete moment , ky kryeminister qe e ka cuar vendin drejt rrenimit te gjithanshem ; politik, ekonomik e social po kerkon ta grabise dhe ne kulmin e tragjedise. Shikimi i tij ne keto momente nuk shkon tek njerzit ne fatkeqesi por tek milionat qe shpreson te marre nga bota, jo qe ti perdor per shqiptaret, por si nje mundesi tjeter per te vjedhur.

Emerimi i Ahmetajt eshte prova e nuk ka nevoje per te tjera.

Uroj qe donatoret( sic kane bere deri me sot qe nuk i kane besuar qeverise) te kontrollojne vete e ti vene ndihmat ne funksion te shqiptareve e mos i lene ne dore te grabitqareve. Mekatet e kesaj qeverie me shqiptaret jane boll te renda, mos i lejoni ta bejne dhe kete.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...