Bubqi i mashtruar: 'Erion Braçe na premtoi 20 kontenierë dhe sot nuk hap as telefonin!'

Premte, 13 December 2019 15:27

Të injoruar totalisht nga shteti dhe të mashtruar nga qeveritarët: E tillë është gjendja e fshatarëve të Bubqit, fshatit që deri dje u bë i njohur falë humoristit Bes Kallaku, por që prej 16 ditësh po  përjeton tronditje, pasiguri, të ftohtë. Shumë çadra të bardha kanë mbirë nëpër oborret me baltë.

Banori i tij Shpëtim Shullazi, që u ndesh i pari në rrugë,  nxori para kamerës, me zë dhe me figurë, një premtim të pambajtur dhe fyes, të Zv.Kryeministrit Erion Braçe, dhënë para të gjithëve në Bubq: Sjelljen nga Greqia të 20 kontenierëve vetëm për ta.

Mirëpo, sot, gati dy javë pas tërmetit, Braçe nuk ka sjellë kurrfarë kontenierësh në Bubq, nuk ka dërguar kurrfarë ndihmash të tjera në shtroje dhe ushqime dhe as nuk ia hap më telefonin atyre që ua premtoi botërisht.

Gazetarja e Faxnews shkoi në fshatin e rraskapitur nga stresi dhe shkatërrimi: “Ndodheni në Bubq dhe pas meje është një pallat trekatësh. Në fakt, janë rrënojat e tij, sepse ky pallat është shpallur i pabanueshëm. Ai u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit. Fatmirësisht, familjet që kanë jetuar aty nuk kanë pësuar dëmtime, por pas ekspertizës që ka mbërritur në këtë fshat, është parë e arsyeshme që të shembet. Familjet kanë mbetur në qiell të hapur dhe nuk dinë ku të shkojnë.”

Një nga banorët e pallatit Shpëtim Shullazi, tha: “ Jam banor i këtij pallati prej 30 vitesh, kam jetuar me dy çunat. Në rastin e fatkeqësisë natyre, tmerr ishte po arritëm të dalim të dalim të gjallë. Tani banojmë në një si kontenier, që e kam llogaritur për garazh makine. Ndihmat nga shteti jo se nuk kanë ardhur, por shtetit i kërkoj një kontenier me banjë brenda që të kemi kushtet që të jetojmë deri diku.

Dy ditë pas tërmetit erdhën specialistët shqiptarë që thanë se ishte i pabanueshëm, erdhën edhe specialistët grekë që vëndosën të shembet në mënyrë urgjente dhe shteti e shembi. Familjet e tjera tani  janë këtu afër në çadra ose te vëllezërit e vet.”

    Një tjetër banore tha: Shikoji këto dyshekët e vegjël, si janë. A flihet këtu?! Shoqatat bamirëse bëfshin hajër, se për shtetin ...I kanë vjedhur të gjitha për gjithë natën, dalin sheshit tani. I kanë vjedhur dhe i kanë shitur, t’i gjejnë ku i kanë çuar.

    Bashkëshorti i zonjës tha: Unë jam sëmurë me sëmundje kronike. Asnjë nga shteti s’ka vënë dorë nga unë, vetëm nga shoqatat bamirëse. Ku të bëjë kërkesë?!

    E shoqja: Kanë sjellë batanije të holla, a të mbajnë ato?! I kam vënë vetë. I kanë sjellë ndihmat këtu dhe i kanë marrë me grupe, me tarafe, kurse neve s’na kanë sjellë gjë. Dyshekët i kanë shpërndarë dje, në formë interesi. Prandaj të na vënë dorë, të rregullojnë shtëpitë. Të paktën ta dimë sa do zgjasë, po s’kanë ardhur më. E dimë që ka shumë për të strehuar, por të paktën ta dimë...

    I shoqi: Më vështirë se kaq nuk bëhet, gjendje katastrofike. Dimri ende nuk ka filluar. Po kur të fillojë i ftohti, ngrica, ku të shkojmë ne?!

Fqinji i tyre Shullazi, u afrua sërish tek kamera dhe si për të dhënë finalen më të dhimbshme kësaj skene, nxori celularin dhe shfaqi një video, ku tingëllonte një zë:

“Dëgjoni se ç’ka thënë Zv.kryeministri. Ditën e katërt këtu ardhur Zv.Kryeministri që na premtoi se këtu do të vijnë 20 kontenierë nga Greqia apostafat për pallatet e Bubqit. Aktualisht, që prej asaj dite as telefonin nuk ua hap atyre personave që ua ka adresuar. E kam të inçizuar se çfarë ka thënë.

Që prej asaj dite na kanë ndihmuar vetëm shoqatat e bamirësisë, kurse për shtetin, duke filluar nga komuna deri tek kryetari i bashkisë....Ai ka qënë vetëm një herë 5 minuta dhe nuk është parë asnjë ditë më në Bubq!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...