Dvorani njeriu socialist që punon fiks si rilindas

Saturday, 14 December 2019 09:16

Zbatimi i urdhrave politikë shpjegon pse Dvorani mbeti në sistem pas vettingut dhe përse është ende në Gjykatën e Lartë, 6 vite pasi i ka mbaruar mandati.

Në vendimet që ka marrë në krye të KED, Ardian Dvorani, ka vepruar me metoda tipike rilindase. Gara për vendet vakante ka qenë false, pasi ka dërguar në kuvend dhe presidencë aq kandidatë sa janë vende boshë. Në këtë mënyrë procesi i garës bëhet fals dhe ai që emëron gjyqtarët nuk është me Kuvendi apo Presidenti, por vetëm Ardian Dvorani.

-Kryetari i KED, Dvorani shihet si njeriu që me ndihmën e PS-së mbahet në sistem për të kontrolluar reformën në drejtësi. Karriera e tij, lidhjet politike, procesi i kalimit të vettingut ku ka pasuri të pajustifikueshme për 100 milionë lekë dhe vendimet e marra më pas në krye të KED dëshmojnë atë që opozita thotë prej kohësh që Rilindja po kontrollon drejtësinë.

Emri i Ardian Dvoranit u bë i njohur për publikun e gjerë pas denoncimit që Presidenti Ilir Meta bëri për shkeljet flagrante ligjore të tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Ndërkohë në rrethet e juristëve dhe gjyqtarëve më përvojë prej shumë kohësh Dvorani shihet si njeriu që me ndihmën e PS-së u mbajt në sistem për të kontrolluar reformën në drejtësi. Karriera e tij, lidhjet politike, procesi i kalimit të vettingut dhe vendimet e marra më pas në krye të KED dëshmojnë atë që opozita thotë prej kohësh që Rilindja po kontrollon drejtësinë.

Reforma në drejtësi kishte si kriter largimin e juristëve që nuk justifikonin pasurinë dhe që nuk kishin lidhje politike. Dëshmitë publike tregojnë se në të dyja këto kritere Ardian Dvorani kishte probleme. Së pari lidhjet politike. Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar publikisht në 20 nëntor të këtij viti se Ardian Dvorani, në cilësinë e gjykatësit të lartë ka marrë pjesë në mbledhje dhe takime politike të Partisë Socialiste. Një zyrtar shtetëror mund të jetë pjesë e takimeve politike jashtë orarit zyrtar, por një gjykatës i lartë e ka të ndaluar të marrë pjesë në çfarëdo aktiviteti politik. Por kjo nuk është lidhja e vetme me PS. Në vitin 2005, kur PS ishte ende në pushtet Dvorani u përzgjodh nga PS dhe u votua në Kuvend si anëtar i Gjykatës së Lartë. Mes shumë kandidaturave që kishte në dorë PS-ja e asaj kohe, emri i Dvoranit u mbështet dukshëm nga qeveria. Një tjetër dëshmi e lidhjeve me PS është fakti se dhe pas mbarimit të mandatit si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe PS ishte rikthyer në pushtet sërish nuk u largua nga ky institucion në kundërshtim të hapur edhe nga vendimi i gjykatës kushtetuese të kohës.

Dvorani është një rast i veçantë dhe në procesin e vettingut, që cilësohet si kontrolli më i rreptë i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shumë emra të njohur të drejtësisë, me karrierë para viteve në ’90 dhe deri më sot, u flakën nga sistemi për shkak se nuk justifikonin pasurinë. Një pjesë e meritonin të mos ishin më në sistem, pasi realisht pasurinë e tyre nuk e kanë as biznesmenët e ligjshëm. Të tjerë u larguan vetëm për mos deklarim taksash disa milionë lekë të vjetra duke ngritur dyshime për kriteret e vettingut. Dvorani është ndër të paktët juristë që kaloi vetingun edhe pse nuk kishte deklaruar gati 9.9 milionë lekë të reja. Komisionet e Vettingut e mbyllën çështjen me argumentin se Dvorani kishte harruar t’i deklaronte, por nuk e kishte bërë qëllimisht. Në këtë mënyrë, Dvorani mori dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe pse i kish mbaruar mandatin, ndërkohë Xhezari Zaganjohur u penalizua nga vettingu për shumë pak.

Pas kalimit të Vettingut në këtë mënyrë dhe pas marrjes së drejtimit të Gjykatës së Lartë, Dvorani nis dhe pjesa tjetër e lidhjeve me PS. Vetëm pasi Dvorani kaloi Vettingun, PS u vu në lëvizje për të ngritur zyrtarisht KED-in që qëndronte pezull pezull prej dy vitesh. Largimi i gjithë anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë nga vettingu i jepte Dvoranit të drejtën që të ishte kryetar i KED. Që pas miratimit të reformës në drejtësi, KED ishte organi më i lartë që bënte përzgjedhjen e emrave që zgjidhen në postet kyçe të gjykatave, siç është rasti i Gjykatës Kushtetuese. KED është një organ kolegjial që merr vendime me shumicë votash dhe mbledhjet duhen të bëhen publike. Por që nga 15 janari i 2019-ës kur u bë mbledhja e parë e KED me kryetar Dvoranin, procesverbalet e 32 mbledhjeve nuk janë publikuar.

Shqiptarët dhe ata që financojnë reformën në drejtësi nuk e dinë se si përzgjidhen kandidatët. Cilat janë kriteret skualifikuese të një juristi që ka kaluar vettingun dhe mbi çfarë baze përzgjidhen emrat që do marrin poste kyçe. Duket se jo rastësisht emra të drejtësisë që kanë kaluar vettingun në mënyrë jo normale janë shkualifikuar nga gara për Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera. Rasti më flagrant, që u bë publik, është i Marsida Xhaferllarit, ku në mënyrë jo profesionale KED e kish ulur pikët e vlerësimit, vetëm që të mos renditej e para në listë, edhe pse karriera e saj ishte më e mirë se gjithë kandidatët e tjerë. Ndërkohë bllokimi total i informacionit për publikun nga KED flet edhe për raste të tjera po kaq të rënda.

Në vendimet që ka marrë në krye të KED Dvorani duket se ka vepruar me metoda tipike rilindase. Gara për vendet vakante ka qenë false, pasi ka dërguar në Kuvend dhe presidencë aq kandidatë sa janë vende boshë. Në këtë mënyrë procesi i garës bëhet fals dhe ai që emëron gjyqtarët nuk është me Kuvendi apo Presidenti, por vetëm Ardian Dvorani. Sigurisht Dvorani nuk ka kaq aq pushtet sa të “zgjedhë”, sepse KED nuk i ka këto kompetenca. Ai thjesht ka marrë listën me emra që donte PS dhe e ka kthyer në institucione me numër protokolli. Në thelb ka bërë vetëm postierin e PS, për procesin më të rëndësishëm të reformës në drejtësi. Zelli për të vepruar si rilindas arriti deri në marrjen e kompetencave që i ka kreu i shtetit dhe ky nuk është zbatim i ligjit, por zbatim i urdhrave politikë të Rilindjes. Zbatimi i urdhrave politikë shpjegon edhe përse Dvorani mbeti në sistem pas vettingut dhe përse është ende në Gjykatën e Lartë, 6 vite pasi i ka mbaruar mandati.

Mili Xhani

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...