Pse konsiderohet vrasje vdekja e kryekomisarit? Nën akuzë edhe njeriu i Ballës

Diel, 15 December 2019 10:08

Vdekja e kryekomisarit Bajram Hajdarmataj nga tërmeti i 26 nëntorit është konsideruar nga Prokuroria e Durrësit si vrasje, ndërsa janë vënë në pranga shefi i shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe drejtori i saj. 

Në daljen e djeshme publike, Policia dhe Prokuroria bënë të ditur se janë vënë në pranga shtetasi Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja me dashje”, si dhe Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”. Në momentin që tërmeti goditi vendin, Hajdarmataj ndodhej në një godinë shtetërore, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Doda është djali i dajës i Taulant Ballës.

Profesori i Akademisë së Sigurisë ndodhej konkretisht në godinën nr.4 të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në Durrës, e njohur si Kavalishenca. E bashkë me të, në këtë godinë qëndronin edhe 120 studentë të Akademisë së Policisë, që po zhvillonin një kurs trajnimi, që fatmirësisht arritën të shpëtojnë.

 Lajmi se godina e njohur si Kavalishenca ishte dëmtuar nga tërmeti i shtatorit, 5.8 ballë u bë e njohur nga Bashkia, ndërsa në një nga daljet publike, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e mohoi një fakt të tillë, Në media u publikua një dokument i firmosur nga 4 inxhinierë të grupit të inspektimit dhe në konkluzionet përfundimtare thuhet se godina nuk ka pësuar dëmtime të konstruksionit mbajtës, por aktualisht është e pashfrytëzueshme.

Në dokumentin e bërë publik thuhej: “Hoteli i ri i shtëpisë së pushimeve në Durrës (referuar godinës numër 4), nuk paraqet dëmtime në konstruksionin mbajtës të tij, por ai aktualisht është i pashfrytëzueshëm, pasi copat e tullave dhe të suvave mund të shkëputen dhe të shkaktojnë aksidente në njerëz”.

Sipas këtij dokumenti, pas tërmetit të 21 shtatorit, objekti kishte nevojë për rikonstruksion të muraturës dhe ky alarm i ishte komunikuar edhe drejtorit të këtij institucioni. Në përfundim, në shënimin masat e marra provizore, inxhinierët shkruajnë: “I është komunikuar drejtorit të këtij institucioni për mosqëndrim në këto ambiente”.

Fatkeqësisht, shqetësimi i grupit të inspektimit, që nuk u mor parasysh në kohë, i mori jetën kryekomisarit, pasi një pjesë e godinës u shemb për shkak të tërmetit të dytë në 26 nëntor. Ndërkohë, i pyetur për rastin e profesorit të Akademisë së Sigurisë, që humbi jetën te Kavalishenca, Bajram Hajdarmataj, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha një javë më parë, gjatë një deklarate për shtyp, se po hetohet edhe për këtë rast, ashtu si edhe për të gjitha rastet e tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...