Cirku i Ramës si akti i fundit i tragjedisë sonë “rilindase”

Diel, 15 December 2019 11:35

Aktualisht vendi po kalon krizën më të rëndë të tij në këto dekadat e fundit. Tërmeti tragjik i 26 nëntorit vazhdon ende të krijojë frikë e panik. Frika nuk është e pabazuar, deri më tani autoritetet kanë numëruar mbi 700 tërmete.  Por kjo nuk është e vetmja tragjedi dhe krizë që po heq ky popull. Tragjedia më e rëndë është kjo qeverisje, ky pushtet që ka ngritur Rama pas 2013-s. Kjo është tragjedia më e rëndë. Sot  njerëzit vuajnë pasojat ekonomike të katastrofës, sepse infrastruktura është e shkatërruar, ekonomia për tokë, krimi, korrupsioni, vjedhjet, vrasjet shtohen e shpresë nuk ka. 

Pas 2013-s, kur Rama mori pushtetin, vendi u pushtua nga droga e kanabisi. Ministrat e rendit, me në krye Saimir Tahirin, njëri pas tjetrin ndihmuan me sa mundën në kriminalizimin e kanabizimin e vendit. Shqipëria u bë qendra e trafikut, mbjelljes, krimit e drogës.  Raportet ndërkombëtare, sidomos ato të Europol-it tregojnë se Shqipëria ka qenë prodhuesi më i madh i kanabisit në vitin 2017 e 2018 duke e rritur sasinë e kapur nga Italia nga 42 ton në vitin 2016 në 90 ton në vitin 2017. Sot Shqipëria me 2.9 milionë banorë ka qenë shtet kandidat që prej vitit 2014, por sot rrezikon edhe rikthimin e vizave.

Pas kësaj  panorame tragjike vjen Edi Rama, kryeministri që e nis dhe e mbyll ditën para kamerave, ekran më ekran. Aq i bezdisur është bërë saqë kalon nga një gjendje në tjetrën, duke tallur, ironizuar, sharë, bën sikur preket, ka hapur thesin e premtimeve, mban fjalime pas fund dhe populli kënaqet e ngopet me lugë zbrazët. Kjo është fatkeqësi më e madhe se tërmeti që vjen nga natyra. Kur nuk ke një qeveri për të qenë, një kryeministër që t’u dalë punëve në ballë, por një rilindas të mbaruar, që nuk di çfarë bën, çfarë flet e me kë flet. Tani atij i ka mbetur vetëm cirku si akti i fundit i tragjedisë së këtij populli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...