Kllounada

Diel, 15 December 2019 14:33

Luciano Boçi

Në vitet e fundit të jetës Hoxha, për të glorifikuar veten dhe regjimin, kërkoi nga scribët e tij të oborrit t’i shkruanin eposin e bëmave të tij.

Eposet që paraqesin ngjarje të mëdha, karakterizohen nga heroizmi dhe personazhe madhështorë.
Ka një ndërthurje të planeve tokësore me ato hyjnore.

Ndonëse shqiptarët e kishin Eposin e Kreshnikëve, diktatorit nuk ia mbushte syrin dhe donte një të tipit ILIADA, në qendër të së cilës të ishte ai vetë dhe komunizmi i tij, për të zëvendësuar kësisoj kreshnikët epikë me komunistët ruralë e krimet t’i paraqiste si heroizma.

Për këtë arsye kërkoi që vepra të titullohej NËNTORIADA, sipas modelit gjuhësor ILIADA, për shkak të datave të këtij muaji që identifikohej me vetë regjimin. Pas mijëra vitesh kërkohej butaforikisht rivalizimi i eposit më të famshëm. Nuk e di fatin e veprës, por ajo nuk u hodh në qarkullim, ose mbeti e papërfunduar. Ndoshta qesharakësia e saj e bëri të mos dilte në sipërfaqe.

 

E pas tridhjetë vitesh na përshfaqet një tjetër përpjekje në forma e ndodhi akoma më shumë qesharake.
Në Durrësin e shkatërruar nga tërmeti, një tjetër delirant kërkon të bëj heroin e kombit, duke dashur të shkruajë aty live, eposin më humoristik të botës, të etiketuar si KLLOUNADA.

Zbret në vendet e rrafshuara e vjen vërdallë, jo si përgjegjës për atë që ka ndodhur, për shkak të papërgjegjshmërisë së tij dhe manekinëve të tij, jo si zullumqar që është, por si të ishte zulmëtar plot triumf dhe krenari.

Lëviz mbi gërmadhat që ka mbjellë e anatemon, kllounon, skërmitet, zgërdhihet dhe shpërndan kudo gjuhë urrejtje e talljeje pa fund për njerëzit e thjeshtë.

Premton në hava e ngarkon me faj vetë Perëndinë.
Përpiqet të jetë kuranik e biblik e të hiqet si kalorës hyjnor shpëtimi, duke harruar që realisht është një kalorës apokalipsi, i cila ka mbjellë vdekje, uri e shkatërrim kudo.

Qyteti i rrënuar bregdetar i duket si Troja homerike, pas gjunjëzimit e shkatërrimit që i ka shkaktuar, jo me kalin e famshëm të drunjtë, por me kuajtë e betontë jashtë çdo parametri ndërtues, të mbjellë në rërë e kudo rresht, vend e pa vend, të Gjushit të tij që i ngjason Ramës bash si Odisea.
 Hileja e mashtrimi tipik po përdoren pa hesap si mekanizma për të mbajtur nën kontroll zemërimin qytetar jo zemërimin e Akilit dhe si mjete për të zgjatur sundimin mbi fatet njerëzore në këtë vend te lodhur dhe të drobitur nga korrupsioni, krimi dhe paaftësia, si veprat më madhore të tij.
Vetë bën si të jetë Menelau-Klloun që i kanë rrëmbyer Helenën. Del i mërzitur teatralisht, flet pa pushim e s’bën asnjë punë. Por ndryshe nga ILIADA dramatike e tragjike, në KLLOUNADËN humoristike “Helena” është e dhuruar, jo e rrëmbyer dhe e gjithë beteja është e pastër ekonomike e territoriale.
Në funksion të saj ka vënë nën parzmore dhe xhigitët e tjerë për ta bërë më epike e mitologjike kllounadën. 

Kryekomandant si Agamemnoni, ka emëruar pothuaj sivëllanë e tij. Ky prej kohësh ka sakrifikuar jo të tjerë, por veten që erërat të fryjnë në drejtimin e duhur.
Për Akil, të cilit i kanë marrë me dhunë Briseidën në ILIADË dhe e cila në KLLOUNADË identifikohet me arkën e shtetit, ka vendosur mirmidonin e taksave pa fund e të pavdekshme mbi shqiptarë.

Për “trim” Ajks ka marrë zëvendësin e tij kryeministror i cili po “tmerron” dynjanë me aktet e tij heroiko-satirike, të tipit “lajmë duart” me sarinë. 
Patrokli është duke u sajuar, por me gjasa ngjan të jetë deputet apo ish deputet ndërtues, i cili duhet të dorëzohet si i rënë në betejë, për shkak të kateve pa leje që ka ndërtuar, ndërkohë që kllounada vazhdon...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...