Apeli i Ish-Kryeministrit Sali Berisha: Emergjent një mision faktmbledhës i PPE për ngjarjet që ndodhin në Shqipëri. Tërmeti një fatkeqësi natyrore, Edi Rama fatkeqësi kombëtare

Diel, 15 December 2019 19:51

Apeli i Ish-Kryeministrit Sali Berisha: Emergjent një mision faktmbledhës i PPE për ngjarjet që ndodhin në Shqipëri. Tërmeti një fatkeqësi natyrore, Edi Rama fatkeqësi kombëtare.

 

Ish kryeministri Sali Berisha u kërkoi të rinjve të jenë të angazhuar plotësisht për të shpëtuar vendin nga Edi Rama, të cilin ai e krahasoi me fatkeqësinë e tërmetit.

Zoti Berisha i kërkoi PPE-së sjelljen në Shqipëri të një misioni faktmbledhës për të njohur akoma më mirë situatën e rëndë në Shqipëri dhe për të rritur edhe më shumë mbështetjen për PD dhe shqiptarët.

 

Më poshtë, pjesë nga fjala e ish Kryeministrit Berisha në Akademinë Politike të FRPD.

 

Në Shqipëri demokracia po rrëshket në kakistokraci, në një regjim që është vështirë të imagjinohet.

John Kennedy thoshte dikur se tre janë armiqtë kryesorë të njeriut, tirania, sëmundja dhe varfëria.

Nëse më pyesni mua, armiku më i egër i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë.

Ai është i aftë të kryejë çdo krim.

Dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit. I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela në gusht të vitit 1988. I biri i tij në 2019 do të varë në litar portalet, mediat.

Ka çuar në parlament ligjin me të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Ky është emergjencë kombëtare, aq sa është edhe tërmeti. Është emergjencë për ta përmbysur sa më parë.

Shumë mirënjohës për rezolutën që votoi Partia Popullore në Zagreb, por e konsideroj shumë emergjente të rëndësishme një mision faktmbledhës të deputetëve të Partisë Popullore sepse këtu ka zhvillime jashtë çdo imagjinate, kur t’i njihni mirë, do të mund të na ndihmoni edhe më shumë.

U jemi shumë mirënjohës deputetëve të Bundestag-ut, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në paraqitjen e ndershme dhe objektive të realitetit shqiptar, por duam që edhe nga grupi i Partive Popullore të vijnë, të shohin sesi një narkos, një njeri që ka ndërtuar narkoshtet, se si bën spastrim etnik të Shqipërisë, se si ky njeri zbon dhe përzë të rinjtë shqiptarë nga Shqipëria me të gjitha mënyrat, dhe është i lumtur që largohen.

Kam një grafik që tregon se nga 2008 deri në 2014 popullata në Shqipëri u rrit, sepse këtu kishte shpresë. Sepse rruga për në Europë nuk u bllokua ndonjëherë, Edi Rama ka bllokuar rrugën për në Europë.

Nuk zbaton asnjë parim, asnjë standard.

Ky pret që ju ta përmbysni një orë e më parë dhe misioni juaj duhet të jetë vetëm ky.

Ky po tallet në mënyrën më cinike me mijëra shqiptarë që po vuajnë nga tërmeti.

Ky ka caktuar gjithsej 62 mijë euro në 3 javë. Ky është kriminel, meriton të dërgohet menjëherë në gjykatë për talljen që bën.

Përulem përpara vullnetarizmit tuaj për të mbështetur qytetarët në nevojë

Një qeveri që në tre javë shpenzon për një gjendje të tillë dramatike gjithsej 60 mijë euro është një qeveri që kryen një krim të shëmtuar para popullit të vet.

Pse? Sepse fondin rezervë e ka përdor për luks.

Një pjesë e vrasjeve të tërmetit janë vrasje shtetërore. Sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i 21 Shtatorit. Ishin të pabanueshme dhe ata banorë, nëse sipas përcaktimit të vetë qeverisë, do të ishin strehuar në një vend tjetër, do të ishin gjallë të 24-t.

Kështu ishin një pjesë e pallateve në Durrës, kështu ishte konvaleshenca e policisë, ndërsa Rama, kalon në dhjetëra orë në ekran me sulme kundër mediave për të fshehur veprat e tij penale.

E kemi këtë emergjencë. Duhet të bëjmë gjithçka për të lehtësuar dhimbjet e mijëra shqiptarëve të goditur nga tërmeti.

Janë mijëra fëmijë që flenë në çadra. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për këtë problem?

Po, të bëjë poza me fëmijë në televizor çdo ditë, po për ata që flenë në acar, në çadra të improvizuara me lecka.

Nuk thotë një fjalë të vetme. S’paska Shqipëria kapacitete hoteliere për t’i sistemuar ata fëmijë kudo ku janë, me nënat e tyre në hotel derisa të dalë dimri?

Ai është shpirt katran, ai çdo gjë që e bën, e bën për shou.

Të ngrihemi fuqishëm.

Tërmeti ishte fatkeqësi natyrore, Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, sociale, politike, natyrore e të gjitha llojeve.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...