Rikandidimi i Eliot Engel, shqiptarët mblidhen për t'i dhënë krah

Hënë, 16 December 2019 08:40

Dhjetëra shqiptaro-amerikanë u mblodhën mbrëmë në Bronx, për të mbështetur rikandidimin e kongresistit Eliot Engel për vitin 2020. Takimi i organizuar nga Vehbi Bajrami, botuesi i gazetës “Illyria”, në New York dhe bashkëshortja e tij Gena, pati si të ftuar të nderit vetë kongresistin Engel.

Nga Ruben Avxhiu.

Eliot Engel është shquar si miku më i madh e konseguent i interesave shqiptare në Kongresin Amerikan. Vitin që vjen ai përballet me një nga sfidat më të vështira për t’u rizgjedhur në 30 vjetët e punës së tij në Kongres.

Vehbi Bajrami, një mik personal i kongresistit dhe një nga mbështetësit e tij kryesorë në vite, i bëri thirrje komunitetit që ta mbështesin Engelin edhe në këtë betejë të re. Pjesëmarrja e gjerë në takim dëshmoi një reagim të fortë dhe bujar nga shqiptarët e Amerikës.

Kongresisti shoqërohej nga bashkëshortja Pat Engel dhe shefi i Stafit të tij Bill Weitz.

Darka me këtë rast u mbajt në restorantin “Çka ka qëllu”, të bashkatdhetarit Ramiz Kukaj, që vetëm pak ditë më parë u shpall një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkezë, nga “The New York Times”.

Të rrethuar nga vegla muzikore, kostume kombëtare, prodhime të folklorit tonë dhe suvenire historike nga trojet shqiptare, bashkatdhetarët e mbledhur biseduan për problemet e shqiptarëve në atdhe dhe ndihmën që mund t’u jepet që këtu.

Pas hapjes së darkës nga Vehbi Bajrami, Harry Bajraktari veprimtar i njohur i komunitetit foli për rëndësinë e veprimtarisë së kongresistit Engel në Washington.
Ai e përshkroi kongresistin Engel “si një njeri që nuk ka nevojë për prezantim. Një mik i madh i komunitetit, një mik i madh i shqiptarëve, një mik i madh i kombit tonë”.

Harry u ndal më shumë në punën që Engel ka bërë që kur është rizgjedhur si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme. Ai foli për ndihmën e kongresistit që Kosova të kualifikohej për Programin e Zhvillimit të Milleniumit, nëpërmjet të cilit mbi 50 milionë dollarë i akordohen Kosovës për programe të ndrushme zhvillimi. Për seancën në Kongres kushtuar krimeve të përdhunimeve sim jet lufte nga serbët në Kosovë. Si dhe udhëtimin e tij në Ballkn, ku u ndal për herë të parë edhe në Luginën e Preshevës. Në Beograd, ai i kërkoi Serbisë dhe Presidentit Vuçiq që të njohin Kosovën si të pavarur dhe të pranojnë realitetin e ri në Ballkan. Në Preshevë, kërkoi të mësonte pikëamjet e shqiptarëve aty për dialogun Kosovë-Serbi dhe dëshirat e tyre për të ardhmen. Në Kosovë, ai inauguroi ambasadën e re amerikane, ashtu sin ë 1996, në kohën e regjimit të Millosheviqit kishte inauguruar Zyrën Amerikane, duke ngritur flamurin amerikan në mes të Prishtinës. Engel kishte udhëtuar edhe në Maqedoni për t’u takuar me udhëheqësit shqiptarë atje.

Në Bajram Curr dhe në Gjakovë ishte nderuar nga të dy krahët e kufirit, një rrugë e re që bashkon dy pjesët e një zemre të ndarë nga historia e regjimet e kaluara për 70 vjet, mori emrin Eliot Engel në të dy krahët e kufirit. Qindra vetë udhëtuan në kufi për t’u bashkuar në të krahët, me valle shqiptare.
Bajraktari e mbylli duke i ftuar shqiptarët ta ndihmojnë në garën e re zgjedhore kongresistin.

1 / 14

Fotografitë nga Beqir Sina
Vehbi Bajrami pastaj prezantoi me radhë të gjithë pjesëmarrësit që kishin ardhur dhe që kishin kontribuar për të mbështetur mikun e tyre të njohur në Washington. Veprimtarë dhe bashkatdhetarë që kanë në zemër atdheun dhe që i janë mirënjohës kongresistin për punë e tij në vite.
Ai u ndal veçanërisht te Muharrem Salihu, biznesmeni nga Medvegja, që kishte udhëtuar nga atdheu posaçërisht për darkën me kongresistin Engel por edhe për një numër takimesh në Washington DC, në shoqërimin e aktivistit të njohur Skënder Perolli.

Vehbi Bajrami ia përshkroi kongresistit Engel Medvegjën si “vendi më i diskriminuar në Europë”. Së fundi, gjendja aty dhe në mbarë Luginën është bërë Akoma edhe më shqetësuese për shkak të kepërdorimit të një ligj të banimit në Serbi që po përdoret për t’ua eliminuar të drejtat në shtëpitë e tyre shqiptarëve nga Lugina që udhëtojnë apo janë vendosur diku tjetër. Ata po u hiqet nënshtetësia, e drejta e votimit, e pronësisë, e marrjes sëpensioneve dhe shërbimeve sociale, e drejta e marrjes së dokumenteve etj.

Prezantimet e botuesit Bajrami ishin veç të tjerash një paradë suksesesh të shqiptarëve në Amerikë, në biznese të ndryshme që nga ndërtimtaria në fushat e kontabilitetit, drejtësisë etj. Mes gazetarëve të pranishëm ai prezantoi edhe Beqir Sinën, Halil Mulën dhe Bajrush Morinën.
Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani i parë që është zgjedhur në Këshillin Bashkiak të New York-ut foli për sfidën që ndodhet përpara kongresistit.

“Në një klimë normale, një njeri me aftësitë dhe përvojën e kongresistit nuk do të kishte asnjë rrezik për rizgjedhjen, po ne nuk jemi në një klimë normale politike”, tha ai duke i ftuar shqiptarët të mos e lënë vetëm mikun e tyre në këtë garë.

Engel është një nga figurat kryesore të Partisë Demokrate në Kongres, por vendi i tij në Kongres është në rrezik prej një kandidati që vjen nga e majta radikale e partisë, e cila tashmë ka zëvendësuar një numër emrash të njohur të partisë. Engel gëzon mbështetje të madhe në zonën e tij, po sfida e vitit 2020 nuk mund të injorohet.

Vetë kongresisti Engel mori fjalën i fundit dhe e filloi duke falenderuar Vehbi dhe Gena Bajramin për darkën si dhe për miqësinë dhe mbështetjen e tyre në vite.

Engel u shpreh i gëzuar që shqiptaro-amerikanë si Mark Gjonaj po hyjnë në politikë e po përfaqësojnë komunitetin.

Ai falenderoi në veçanti Harry Bajraktarin duke përshkruar përsëri takimin e tyre të parë, e duke thënë që “ma ndryshoi jetën duke më njohur me Kosovën”. Ai kujtoi udhëtimet e tyre të shpeshta aty, gati çdo dy vjet.

“Mbaj dy proklamata në zyrën time, vetëm dy, një është ajo e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara prej Anglisë dhe tjetra ajo e shkurtit 2008 të Kosovës nga Serbia”, tregoi kongresisti Engel.
Ai tha se ajo që kishin bërë së bashku me shqiptaro-amerikanët, për Kosovën dhe kombin shqiptar ishte nga gjërat më të rëndësishme që ka arritur në jetën e tij. “Kur shikoj jetën time rrallë, kjo është një nga gjërat që më bën më shumë krenar”, tha Engel.

Kongresisti foli për shqiptarët në Bronx dhe suksesin e tyre dhe e përshkroi si një simbol e dëshmi se çfarë vendi i mrekullueshëm është Amerika.
“Dhe dua ta mbyll me këto fjalë”, tha ai, “kam udhëtuar në mbarë botën po askund nuk kam gjetur më shumë dashuri për Amerikën sesa mes shqiptarëve. Dhe ndjeja është reciproke për mua dhe gruan time Pat”.

Gena Bajrami dhe Pat Engel ishin ulur së bashku dhe treguan për mbresat që bashkëshortja e kongresistit kishte nga udhëtimi i saj i parë në Kosovë,
“E ka pasur ëndërr që ta shihte Kosovën”, tha Eliot Engel, kurse Gena Bajrami shtoi se “Pat i ndjek me vëmendje zhvillimet nga Kosova dhe bota shqiptare. Habitem shpesh sesa e informuar që është”.

Të ftuarit patën mundësi të shijojnë gatimet e kuzhinës shqiptare që e kanë vënë restorantin në hartën e kulinarisë njujorkeze. Vehbi Bajrami e folësit e tjerë e mbuluan me lavdërime Ramiz Kukajn për suksesin e kësaj nisme.

“Gjithmonë ka qenë nevoja për një restorant prezantues të ushqimit shqiptar e tani njerëzit mund të vinë e jo vetëm të kënaqen duke ngrënë po edhe duke studjuar gjithë këto suvenire të bukura nga trojet shqiptare”, tha botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami.
Lidhur me kongresistin Engel, Vehbi Bajrami tha shqiptarët nuk kanë pasur kurrë në Washington një mik kaq të përkushtuar se sa Eliot Engel.
“Ai ka qenë përkrah nesh kur kemi pasur nevojë për të. Sot, është ai që ka nevojë për ndihmën tonë dhe nuk do ta lëmë vetëm”, tha botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami./Gazeta Illyria

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...