LIVE/ PD organizon tryezën për lirinë e medias. Basha: Opozita nuk do ta njohë, nesër në qeverisje do ta zhbëjë atë

Hënë, 16 December 2019 10:44

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar shprehimisht sot para medias se opozita jo vetëm që nuk do ta njohë Paketën antishpifje të qeverisë Rama, që pritet të votohet të premten në Kuvend, por "do të bëjë çdo gjë që sa më shpejt, sapo të ketë mundësinë dhe përgjegjësinë e qeverisjes ta zhbëjë këtë  legjislacion, ndërkohë që do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm që në bashkërendim me gazetarët, shoqatat që i përfaqësojnë, brenda dhe jashtë vendit, për ta pezulluar dhe sprapsur këtë masë të tillë arbitrare."

Deklarata u bë në takimin që Basha ka nisur me përfaqësuesit e medias në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Basha tha: “Nuk e di në është e vërtetë apo anektodë, por kjo me të cilën po ballafaqohemi, nuk është anektodë. Pa lirinë e medias, pa lirinë e shprehjes, nuk ka liri politike. Këtu jemi si partnerët, në një interes: Interesin e informimit të qytetarëve. Kjo është ajo që na intereson neve, detyra juaj.

Mosinformimi i shoqërisë është interesi i kësaj qeveria, i arrestimeve dhe presioneve i kësaj qeverie dhe Kryeministri. Kjo për ne është e papranueshme dhe vijë e kuqe siç duhet të ishte në një vend sadopak demokratik.

Në këtë tryezë kemi mjaftueshëm prej kolegëve tuaj që janë mishërim i këtij degjenerimi të lirisë së medias në 30 vite dhe presionit të jashtëzakonshëm që ka kulmuar dhe shkon në Kuvend të mërkurën, censurën.

Do t'ju them tre gjëra: Të vetëdijshëm për problemet dhe mangësitë tona, edhe sot si opozitë, edhe dje si qeverisje, objektivi ynë është t’i japim vendit jo vetëm një kuadër ligjor, por edhe instrumentet për ta zhvendosur lirinë e medias në hapësirën europiane, sa i përket lirisë, normave dhe praktikave të vetërregullimit, rolit të gazetarëve dhe shoqatave.

Së dyti, pa diskutim nëse çmenduria çohet deri në fund ditën e premte nga parlamenti i cunguar dhe ilegjitim, opozita jo vetëm nuk do ta njohë, por do të bëjë çdo gjë që sa më shpejt, sapo të ketë mundësinë dhe përgjegjësinë e qeverisjes ta zhbëjë këtë  legjislacion, ndërkohë që do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm që në bashkërendim me ju, shoqatat që ju përfaqësojnë, brenda dhe jashtë vendit, për ta pezulluar dhe sprasur çdo masë të tillë arbitrare.

Së treti, për ne është e domosdoshme që këtë partneritet ta përkthejmë në një shoqëri të lirë."/ar.sh/SYRI.NET

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...