Kryediplomati i Kosovës pritet nga Papa Françesku në audiencë private

Hënë, 16 December 2019 12:35

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës njoftoi se Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, sot do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan.

“Ministri Pacolli, gjatë ditës do të pritet në audiencë private nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Pacolli pritet të informojë Papa Franceskun për konsolidimin e shtetit të Kosovës, bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.

Ndërkohë mësohet se dy ditë më parë, Papa ka pritur një tjetër lider të rajonit: kryeministrin e Malit të Zi, Duško Markovi?. Bashkëjetesa ndëretnike e ndërfetare, projekti evropian, sfidat rajonale dhe fenomeni migrator: këto, tematikat ndërkombëtare, në qendër të audiencës tek Papa të kryeministrit të Malit të Zi, në detyrë nga nëntori 2016.

Gjatë bisedimeve - sipas një komunikate të Sallës vatikanase të Shtypit, u  fol për marrëdhëniet e mira dypalëshe, me urimin që të forcohen më tutje. U vu në dukje, në mënyrë të posaçme, vlera e bashkëjetesës së harmonishme ndëretnike e ndërfetare, që karakterizon identitetin mijëravjeçar malazez.

Së fundi, u shkëmbyen mendime mbi disa tema me karakter  ndërkombëtar, kryesisht mbi ardhmërinë e projektit evropian, mbi sfidat aktuale rajonale dhe fenomenin migrator.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...