Paketa ”Antishpifje”, Panariti: Në thelb është një lëvizje antikushtetuese

Tuesday, 17 December 2019 11:07

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook ka reaguar për ligjin ”Antishpifje”, duke thënë se është një dëshmi e antikushtetutës. Sipas tij ky është një mision i populistëve autokratë të Europës. Panariti citon profesor Erik Jones, i cili thotë se populistët autokratë aty ku qeverisin, sot përfaqësojnë në thelb një lëvizje antikushtetuese e cila realizohet me funksionarë jo profesionistë dhe vegla të bindura.

Postimi i plotë

Vendi sot drejtohet nga nje levizje antikushtetuese!

Paketa antishpifje, ligji per teatrin, ligji per ndarjen e dividendit etj, jane akte antikushtetuese. Madje edhe vete konstituimi i gjykates kushtetuese si garante e themeleve të shtetit eshte deshmi e antikushtetutes.. Ky eshte ne fakt misioni i populisteve autokrate ne Evropë dhe ne bote. Kete e deshmon edhe Erik Jones profesor dhe drejtor i studimeve evropiane i Universitetit John Hopkins ne leksionin e tij “Populizmi ne Evropë, nje pergjigje anti liberale ndaj liberalizimit jo demokratik”. Ai thotë, populistet autokrate aty ky qeverisin, sot perfaqesojne ne thelb nje levizje antikushtetuese e cila realizohet me funksionare jo profesioniste dhe vegla te bindura. Qartë shkurt dhe sakte.

Login to post comments