Ambasadori i BE-së në Shkup: Vetingu në gjyqësor i pa nevojshëm

Tuesday, 17 December 2019 16:53

Ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar ka deklaruar ditën e djeshme se për momentin nuk është i nevojshëm vetingu në gjyqësor në Maqedoni.

Duket se dështimi me reformën në drejtësi në Shqipëri, ku vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, ka bërë që BE-ja të mos ndërmarrë hapa të tillë në vendet fqinje.

Sipas ambasadorit Zhbogar duhet konsesus nga të gjitha partitë politike në vend për të bërë këtë proces.

 Zhbogar ka foluir pas takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, dhe i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Zoran Zaev, që BE-ja të ndihmojë në procesin e reformave në gjyqësor, theksoi se gjyqësori në RMV nuk është në gjendje shumë të keqe dhe për momentin nuk sheh nevojë për veting të gjykatësve dhe prokurorëve.
 

‘Pozita jonë për vetingun është e qartë. Mendoj se ne preferojmë që të shfrytëzohen elemente tjera që të përmirësohet gjyqësori, i cili në fund të fundit dhe nuk është në situatë shumë të keqe në vend. Ka shumë mënyra që të përmirësohet gjyqësori. Gjithsesi ne mund të japim mbështetje, njëri ndër projektet është ndjekja e rasteve të korrupsionit të lartë në gjykata dhe atë do ta bëjmë vitin e ardhshëm dhe mendoj se ajo do të ndihmojë që të përmirësohet situata. Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit dhe për veting duhet që të përmirësohen disa kushte, si konsensus nga të gjitha partitë politike. Për momentin nuk shohim nevojë për atë. Megjithatë vendimi është gjithmonë i vendit’,

Zaev, më 1 dhjetor nëpërmjet një video ftoi Komisionin për Antikorrupsion që të fillojë me procedurën e kontrollit të pronës së gjykatësve dhe prokurorëve dhe të konstatojë konflikte të interesave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...