Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar pak minuta më parë vendimin e Gjykatës për dënimin me 1 vit burg të ish deputetit të PD, Ervin Salianji.
Sipas Manjanit, “ai vendim i gjykatës që dënon dikë për kallëzim pa bërë kallëzim është një turp juridik.”
“Jo gjykatësi, por edhe një student i vitit të tretë juridik e di shumë mirë që ai vendim nuk shkon.
Njëkohësisht ky një sinjal i qartë rreziku që gjykata nuk është e pavarur dhe po përdoret nga pushteti për të mbyllur gojën kundërahtarëve politikë she denoncuesve të krimeve shtetërore.
Jam 100% i bindur se ai vendim është i goditshim e rrëzueshëm dhe pa asnjë efekt. Por duhet vetëm normalitet gjyqësor..”, shkruan Manjani.