Dënimi i Ervin Salianjit, Berisha për gjyqtarin Artan Gjermeni: Kriminel faqezi, nuk njeh as ligj, as moral!

E mërkurë, 18 December 2019 19:52

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas vendimit të gjykatës për të dënuar ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji. Berisha thotë se ky ishte një “vendim politik mafioz i Edvin Kristaq Mafisë”.

Sipas Berishës, Salianji u dënua nga një gjykatës mafioz.

“Të dashur miq, sot Edvin Kristaq Mafia nëpërmjet shërbëtorit të tij, anëtarit-gjykatës të bandës së Aldo Bares, kriminelit faqezi që nuk njeh ligj as moral përveç padronëve të tij, dënoi ish-deputetin Ervin Saljani për fajin e vetëm sepse ai provoi para botës lidhjet direkte të Edvinit, Faqezi Xhafës me supertrafikantin ndërkombëtar Agron/Geron Xhafa.

 

Dënimi i Ervin Saljanit nga Edvin Mafia nëpërmjet gjykatësit famëzi, mafioz, Gjermeni në një akt të pashembullt në Europën e pasrënies së perdes së hekurt, në një proces mafioz, stalinist nga Edvin Kristaq Xhelati dëshmon shkatërrimin dhe nënshtrimin përfundimtar të drejtësisë prej tij dhe instalimin përfundimtar të narkoshtetit në Shqipëri.

 

Ky dënim është një kushtrim për çdo qytetar të këtij vendi të ngrihet për të shporrur sa më parë kalbësirën Edvin Mafia dhe narkoqeverinë e tij nga pushteti,” shkruan Berisha.

 

© SYRI.net

Modifikuar më E mërkurë, 18 December 2019 20:37

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...