“U zu me një gjyqtar tjetër për një sekretare”- Dënimi me 1 vit burg, Salianji akuza gjyqtarit Gjermeni: U kap me 30 mijë euro në makinë dhe…

E mërkurë, 18 December 2019 22:34

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjyqtarit Artan Gjermeni, i cili dha sot dënimin me një vit burg për ish-deputetin.

I ftuar në “Opinion”, Salianji tha se Gjermeni është akuzuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror si i lidhur me bandat, ndërsa theksoi se disa vite më parë, ai është kapur me 30 mijë euro në makinë.

 

salianji

Deri tani unë nuk kam folur për gjykatësin që të mos intimidohet. Unë kam hyrë në politikë pa pasur asnjë funksion publik, pa pasur mundësinë të korruptohem, ndërkohë gjykatësi është i akuzuar nga Shërbimi Informativ si i lidhur me bandat, i kapur me 30 mijë euro pas një sherri për histori rozë me një gjyqtar tjetër, është zënë me një gjyqtar tjetër për një sekretare, i gjetën 30 mijë euro në makinë dhe në proces verbal u zhdukën nga kjo prokurori që kërkoi dënimin tim sot. Ky personazh që ka gjithë këtë CV të pasur në lidhje me krimin, më dënon mua. Ai është në një turp të madh se nuk ka dalë as para vettingut. Në një rast tjetër të ngjashëm, ky zotëria, për shkak se njihte avokatin tim është tërhequr se kishte konflikt interesi. Ndërsa tani nuk është tërhequr, vetëm për t’i shkuar kësaj farse deri në fund”, tha Salianji.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...