Enkel Demi: Gazetarët që protestuan dje u kërcënuan me dhunë

E Enjte, 19 December 2019 09:05

Gazetari Enkel Demi thotë se gazetarët që protestuan një ditë më parë kundër paketës “antishpifje” për mediat online, janë kërcënuar me dhunë fizike. “Të gjithë gazetarët që kanë protestuar dje kanë marrë kërcënime për dhunë fizike, nga njerëz që i kanë nxjerrë në rrjetet sociale dhe nga profile false.

Dje unë kam botuar gjënë më të butë që më ka ardhur. Ky po ndjek metodologji që po i vendos gazetarët përballë turmave. Ne jemi të keqinj, kemi vrarë një njeri. Kam ditë që kërkoj kush është portali që e ka publikuar lajmin që po shembet spitali i Durrësit dhe ai nuk e thotë.

Është më keq kjo situatë, dje në momentin e fundit Balla ka propozuar një amendament dhe thotë shtohet edhe fjala për shërbimet audio dhe audiovizive. Ishte vetëm për online dhe ka futur edhe radiot dhe mediat. Këtu jemi në një situatë më të rënduar. Nëse rri tërhiqesh dhe bëhesh frikacak, ajo është një formulë që dihet. Ne jemi trima intelektualisht, këtë ai nuk arrin ta kuptojë.

Unë di gjëra, por kjo mua nuk më intereson. Nuk kam publikuar asnjëherë video, fotografi, sepse kjo është jeta e tij private. Mua më intereson se si është qeverisur jeta e tij. Ai përmend gjithnjë nënën e tij, që e do shumë, dhe shumë mirë bën. Unë nuk e përmend nënën time se edhe unë jam çuni i dikujt.

Ai më ka hyrë mua aty ku nuk pritet dhe unë prapë nuk ia kam përmendur. Unë nuk preferoj gazetarët që merren me jetën e tij intime,” tha Demi në emisionin e tij të mëngjesit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...