Betohen prokurorët e SPAK, Meta u uron suksese. KLP zgjedh sot kreun

E Enjte, 19 December 2019 09:59

Tetë prokurorët e strukturës së posaçme, e njohur si SPAK, u betuan para Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Ergys Gjençaj raportoi se betimi i prokurorëve të SPAK para Presidentit, do të shënojë edhe pushimin së funksionuari të Prokurorisë për Krime të Rënda. Për shkak të shkrirjes së institucionit, prokurorët e mbetur u transferuan në institucionin e akuzës në kryeqytet.

Prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë, ditën e sotme, për 3 anëtarët e SPAK, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili, që dhanë dje intervistat e tyre, KLP do të vendosë se kush do të jetë kreu i këtij institucioni.

Modifikuar më E Enjte, 19 December 2019 10:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...