Banka Botërore: Sa humbje ka Shqipëria nga tërmetet dhe përmbytjet

E Enjte, 19 December 2019 12:36

Referuar të dhënave të Bankës Botërore, vendi ynë ka humbje mesatare vjetore nga tërmetet që vlerësohet të jetë 6.23% të PPB-së dhe humbje mesatare vjetore nga përmbytjet 1.56% e PBB-së.

Sipas Bankës Botërore, humbjet nga një tërmet i madh me periudhë rikthimi 250-vjeçare do të ishin 60% e PBB-së, ndërsa nga një tërmet me periudhë rikthimi 100-vjeçare 30% e PBB-së. Shifrat e mësipërme evidentohen në relacionin e aktit normativ për rindërtimin nga tërmeti I 26 nëntorit.

Në këtë aspekt, evidentohet në relacion, përcjell Scan.tv, vendi ynë duhet të ketë një kuadër rregullator i cili, përveç parandalimit, koordinimit dhe përgatitjes në rast të fatkeqësive natyrore, duhet të rregullojë menaxhimin në mënyrë efektive të pasojave afatmesme dhe afatgjata të gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe fatkeqësive të tjera duke parashikuar detyrat e autoriteteve përgjegjëse në këtë aspekt, programet dhe procedurat përkatëse të rindërtimit me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe të sigurisë kombëtare.

“Rimëkëmbja nga gjendja e fatkeqësisë natyrore ka qëllim garantimin e kthimit të çdo subjekti të prekur nga fatkeqësia natyrore në gjendjen fillestare, nxitjen e praktikave që ulin mundësinë për shkaktimin e pasojave në të ardhmen nga fatkeqësitë natyrore si dhe forcimin e aftësisë së komuniteteve të prekura për t’i bërë ballë gjendjeve të fatkeqësive natyrore në të ardhmen.

Modifikuar më E Enjte, 19 December 2019 12:37
Login to post comments