SMS-të e Veliajt që u kushtuan 110 milionë euro shqiptarëve

E Enjte, 19 December 2019 14:48

Ish ministri i Financave, Arben Malaj bëri mbrëmë disa deklarata të forta në studion e emisionit Opinion. Ndër të tjera ai tha se Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë euro për Bechetin, pasi biznesmeni kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Pjesë nga deklaratat e Arben Malajt:

Arben Malaj: A e dini ju që gjoba 110 milionë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptarë për Bechetin është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur… e dini këtë apo jo… 110 milionë… po gjoba që do i vijë Shqipërisë?

Blendi Fevziu: Përse me mesazhet… jo s’e dija këtë?

Arben Malaj: T’i jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij: mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj…

Blendi Fevziu: Këto mesazhe janë përdorur si argument thoni ju?

Arben Malaj: Po në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga një politikan është menjëherë i fituar. Po këta janë kalamaqër, janë të vegjël nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.

Kuvendi vendosi shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë. 72 deputetë votuan pro shkarkimit të ish- ministrit të Financave, çka tregon se socialistët nuk kanë qenë të unifikuar në lidhje me këtë vendim

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...