Basha: 3 pikat e planit opozitar, do hapim rrugën për zgjedhje të reja

E Enjte, 19 December 2019 19:30

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një takim me ish-deputetët dhe kryesinë, se Edi Rama e zgjati qëllimisht gjendjen e jashtëzakonshme.

“Edi Rama zgjati gjendjen e jashtëzakonshme që të fshehë krizën e thellë ekonomike ku është futur vendi. Viti tjetër do të jetë një vit edhe më i vështirë. S’ka rritje pagash, pensionesh, nuk ka lehtësira për biznesin që po falimenton çdo ditë. 

Edi Rames i duhet gjendja e jashtëzakonshme, pasi po përgatit afera të tjera korruptive mbi rrënojat e korrupsionit. Kërkesa ime është të rrini pranë qytetarëve, të ngrini zërin për padrejtësitë ndaj tyre,” tha Basha.

 

Sipas kreut të PD, opozita do prezantojë pas festave propozimet për reformën zgjedhore.

 

“Edi Rama po zvarrit miratimin e reformës zgjedhore, sepse nuk do që të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë kusht për nisjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Pas festave, do të prezantojne para qytetareve propozimet tona për reformen zgjedhore dhe kërkojmë që brenda muajit janar të miratohet reforma dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme sa më shpejt”.

Kreu i PD tha se plani opozitar ka tre pika kyçe.

“1.Zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme. 2. Bllokimi i reformes zgjedhore konsensuale nga Rama duhet të na gjejë të gatshëm të marrim çdo vendim. 3. Angazhim konkret i forumeve për të shpalosur alternativën tonë, e cila po finalizohet,” theksoi Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...