Vendimi i Artan Gjermenit ndaj gazetarit Olldashi, politik/ Avokati Sefa: Hakmarrje e Xhafajt, rrëzuam aktorin e Kryeministrit

E Enjte, 19 December 2019 20:57

Indrit Sefa, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi, në çështjen e njohur “Geron Xhafaj”, u shpreh në studion e Fax News se vendimi i dhënë një ditë më parë nga gjyqtari Artan Gjermeni është një hakmarrje e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sefa e cilësoi vendimin si politik, të bazuar te një aktor i Kryeministrit, sikundër është Fredi Alizoti.

“Nuk është vendim gjyqësor, por një dëshirë e Fatmir Xhafajt dhe e materializuar nga Artan Gjermeni, të cilën nuk e di si do e argumentojë.

Vendimi është një hakmarrje e Fatmir Xhafajt dhe asgjë tjetër. Është një vendim politik, i bazuar te një aktor, që është Fredi Alizoti, i cili është vetëinkriminuar dhe përbën rastin e parë në vitet e pluralizmit shqiptar, që dikush vetëinkriminohet.

Kjo që ndodhi është e ngjashme me metodat që përdoreshin nga komunizmi, të cilat Fatmir Xhafaj i njeh shumë mirë”, tha Sefa, duke shpjeguar në këtë mënyrë rolin që ka luajtur Fredi Alizoti si një aktor i Kryeministrit në çështjen në fjalë.

Në vijim avokati Sefa thekson se të gjitha detajet që ka dhënë Prokuroria ne i kemi rrëzuar me provat e mbledhura dhe të përfshira në dosjen e vetë prokurorisë.

“Ne detyruam Gjykatën të pranonte që të dëgjoheshin të gjitha bisedat, pra edhe ato të pazbardhura nga policia dhe prokuroria, të cilat kishin zgjedhur të zbardhnin vetëm një pjesë të bisedave të përgjuara.

Ne kërkuam si dëshmitarë Taulant Ballën, i cili del në përgjime, Ardi Veliun, Erjon Braçe, oficerët e policisë, por këto kërkesa nuk na i pranoi gjykata”, tha avokati Sefa.

Ai shtoi se vendimin e dhënë dje ng gjyqtari Gjermeni e prisnim, ndërsa theksoi se nuk ka rëndësi masa e dënimit ndaj gazetarit Olldashi, por ky vendim është një goditje ndaj të gjithë gazetarëve që të kryejnë detyrën e tyre.

“Gazetari Jetmir Olldashi bëri një investigim në bazë të informacioneve që kishte se një klan droge i ministrit në ikje po binte, dhe një klan tjetër i ministrit në ardhje po ngrihej. Dhe këtë gjë do të bënte çdo gazetar i përgjegjshëm”, tha Sefa.

Duke u ndalur te aktet e ekspertimit, avokati sqaroi se akt-ekspertimi britanik thotë se zëri nuk është cilësor, por është i ngjashëm me atë të Agron (Geron) Xhafajt.

“Gazetarit i është kërkuar të dorëzojë materialin e plotë dhe Jetmir Olldashi ka dorëzuar materialin bruto, pra të papërpunuar.

Çfarë bëri prokuroria? Dërgoi në Itali materialin bruto dhe çuditërisht ato nuk e morën përsipër dhe iu kërkua atyre që të kthenin mbrapa këto materiale. Mes tyre ishte edhe një usb. Kur çuan në Angli materialin për ekspertimi, prokuroria nuk çoi atë bruto, por çuan një material të publikuar nga PD, dhe kjo u bë me qëllim për të çuar materialin sa më të dobët për ekspertizën. Dhe sërisht akt-ekspertiza britanike thotë se ka shumë ngjashmëri.

Ne kemi vërtetuar në gjykimin e çështjes se gazetari ka qenë më 24 tetor 2017 në Vlorë dhe është vërtetuar që Jetmir Olldashi, Albert Veliu dhe Agron Xhafaj kanë qenë në të njëjtën rreze, dhe kjo provohet nga qelizat telefonike, pra kemi prova shkencore.

Është vërtetuar në mënyrë shkencore i gjithë deponimi i gazetarit, madje edhe prokuroria u tërhoq nga pretendimi i saj, dhe e ka pranuar në konkluzione se Geron Xhafaj ka qenë në Vlorë atë ditë.

Deklarimet e Fredi Alizotit i nxorëm një gënjeshtër të madhe, dhe kjo e provuar shkencërisht. Albert Veliu dhe Fredi Alizoti nuk kanë qenë në Tiranë as më 14 as në 15 Janar, sikundër thotë aktori i Kryeministrit, i cili ka qenë në Tiranë në muajin shkurt.

Çdo pretendim i prokurorisë është rrëzuar me provat shkencore në gjykim, por gjykata nuk na ka pranuar asnjë kërkesë, madje as administrimin e USB-së, e cila është fshehur nga Krimet e Rënda”, tha avokati.

Në vijim, Sefa ka sjellë edhe një tjetër detaj lidhur me atë se gjyqtari Artan Gjermeni donte me ngulm të vazhdonte këtë çështje dhe të jepte vendimin.

“Kur unë isha avokat i Ervin Salianjit në një përballje gjyqësore mes tij dhe një zyrtari të PS-së në Kukës, gjyqtari Gjermeni u tërhoq duke thënë se kishte miqësi familjare me avokatin e ish-deputetit të PD-së, pra me mua, dhe në atë kohë kërkesa e tij u pranua. Ky është një dokument.

Ndërsa në rastin konkret, pra në çështjen e Geron Xhafajt, ku unë isha avokat i Jetmir Olldashit, kërkuam të njëjtin standard, por gjyqtari nuk u tërhoq, me argumentin se miqësia familjare me mua ishte ftohur. Dhe kuptohet sepse gjyqtari ishte i angazhuar për të çuar deri në fund çështjen.

Përsa kohë që Kryeministri ka në dorë kamxhikun e vettingut, mendoj se ai ka mundësi që t’i mbyllë këto hallet e vogla që i shkaktohen, si në rastin konkret veproi duke dhënë një vendim politik, ndaj gazetarit”, tha Sefa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...