Tabaku: Asnjë nuk duhet të ketë frikë taksën e sheshtë 9%

Premte, 20 December 2019 13:16

Jorida Tabaku, ish-deputetja demokrate, në një takim me bizneset në Tiranë, i ka mëshuar rëndësisë së taksës së sheshtë 9% për bizneset, taksës që është në  programin qeverisës të Partisë Demokratike. “Asnjë nuk duhet të ketë frikë taksën e sheshtë prej 9%, taksën prej 1.5% mbi qarkullimin për BV, incentivat për biznes dhe mbi të gjitha ringritjen e shtresës së mesme,” ka theksuar Tabaku në takimet e saj me biznesmenë të vegjël në Tiranë.

“Në çdo cep të Tiranës dhe Shqipërisë bizneset ankohen për taksa të larta, rënie të konsumit, taksidarë që gjurmojnë gjobat apo paratë nëndorë. Kjo është historia e bizneseve sot e 7 vite nën sundimin e Ramës. Ekonomia është në dimrin e madh, qytetarët kanë xhepat bosh dhe kjo qeveri nuk di sit ë rindërtojë atdheun tonë.

Oferta e PD është e qartë; të rindërtojmë ekonominë përmes frymëmarrjes për sipërmarrjet e mesme dhe të vogla, përmes rritjes së konsumit për shtresën e mesme dhe të varfër. Asnjë nuk duhet të ketë frikë taksën e sheshtë prej 9%, taksën prej 1.5% mbi qarkullimin për BV, incentivat për biznes dhe mbi të gjitha ringritjen e shtresës së mesme."

 
 
 

© SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...