Samiti i tretë i Mini Shengenit që po mbahet në Tiranë është shoqëruar me protesta. Aktivistët e shoqatës “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, prej orës 09:30 po protestojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe kërkojnë shpjegime nga Rama për bisedimet që po zhvillon me liderët e tjerë.
Protesta kundë Samitit të Mini-Shengenit në Tiranë
Iniciatori i kësaj protestë Aulon Kalaja në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ata janë në tubim pasi e shohin mini-shengenin si një Jugosllavi të re.