Edi Rama i jep Serbisë të dhënat personale të shqiptarëve

Saturday, 21 December 2019 12:17
 
Serbia brenda pak kohësh do të ketë në dorën e saj të dhënat personale të të gjithë shqiptarëve.
 
E kjo është bërë e mundur nga vetë Edi Rama.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç konfirmoi gjatë ditës së djeshme se një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në Beograd në fund të janarit është liria e lëvizjes përmes aeroporteve respektive.
 
 
Kjo do të thotë se shërbimet sigurisë dhe policisë të tre vendeve, do të shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranës apo Beogradit.
 
Vuçiç tha se samiti i Beogradit do të jetë historik në kuptimin e marrëveshjeve konkrete që do të nënshkruhen.
 
Ai konfirmoi se janë marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev për një numër çështjesh, përfshi integrimin më të madh të organeve përkatëse në situata të jashtëzakonshme.
 
Vuçiç konfirmoi se takimi i radhës do të mbahet në Beograd në fund të janarit dhe tha se ai do të jetë një samit historik.
 
‘Mendoj se ky do të jetë një takim historik në çdo kuptim për ato qe do përfundojmë deri atëherë. Kemi arritur marrëveshje konkrete për shume gjëra. Para vitit të ri në do kemi një vendim që njerëzit tanë të hyjnë në Shqipëri vetëm me kartë identiteti dhe njerëzit nga Shqipëria mund të hyjnë në Serbi vetëm me kartë identiteti, nënkuptohet edhe hyrja në Maqedoninë e Veriut dhe nga Maqedonia e Veriut ne Serbi.’
 
Presidenti serb tha se kanë krijuar një softuer te cilin e kanë pranuar të gjithë, i cili do të ndihmojë në një numër çështjesh.
 
‘Ne kemi arritur marrëveshje qe te kemi treg të përbashkët të punës. Pra nëse një shqiptar apo qytetar i Republikës se Maqedonisë së Veriut kalon në territorin e Republikës se Serbisë, mjafton që të përdorë celularin e vet, laptop apo çdo lloj kompjuteri. Asgjë tjetër nuk i duhet, lajmërohet në Serbi dhe thotë se do te punoje këtë apo atë lloj pune. Brenda pesë ditësh ai pajiset me një numër evidentues nga organet tona dhe pas kësaj ai mund të punojë në territorin e Serbisë çdo punë çfarëdo qe te doje. Dhe e njëjta gjë për punëtorët tanë në territorin e Maqedonisë se Veriut dhe Shqipërisë.’
 
Presidenti serb tha se që nga 1 dhjetori, është arritur që shërbimi fito sanitar të jetë 24 orë si dhe inspektimi veterinar./ AbcNews
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...